Në vepër me trajtesa të ndryshme të jetës politike në Kosovë, të cilat autori i ka shkruar ndër vite. Sipas Krasniqit, Kosova në planin e jashtëm vazhdon të jetë fatkeqe, sepse ende është peng i mitit imperial serb. Ndërsa në planin e brendshëm, Kosova është fatkeqe sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon lirinë e saj.
Milazim Krasniqit me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare, të cilat kur bëhen bashkë, formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i autorit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë...
Trajtesë interesante për marrëdhënien midis letërsisë e besimeve fetare dhe prapavijës ideore të disa letrarëve në periudhën komuniste në trojet shqiptare.
Aktualiteti dhe mundësia e ringjalljes së nacionalizmit shqiptar është tema që diskutohet në faqet e këtij libri.
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Përmbledhje tekstesh publicistike, të cilat kanë në fokus një sërë temash të rëndësishme për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, e sidomos për shoqërinë shqiptare në Kosovë. Krye-subjekt i këtyre teksteve është relacioni feja shoqëria. Mes tjerash, autori detekton edhe komplotin e evropianëve dhe rikujton gjenocidin e sinkronizuar sllav ndaj myslimanëve...