Subcategories
Qartësia në rrëfim dhe thjeshtësia e shkrimit në skaje dramatike, zbërthejnë natyrën e vajzës së kornizuar shqiptare, kurioze për të njohur veten dhe për të sfiduar normat morale të imponuara prej sovranitetit të babait polic. Noemi guxon të jetojë në një vend të idealizuar si Parisi, ku dita dhe nata vlojnë njëkohësisht dy dashuri të ndaluara.
Veçantia e këtij libri sipas shkrimtarit qëndron jo vetëm se ai rikthehet tek zhanri i novelës pas shume vitesh, por edhe vazhdimësia për të kuptuar rolin e individit në historinë shqiptare, e në këtë rast ai hulumton mbi origjinën e dhunës tek shqiptarët.
Romani E strukur në përqafimin tënd është një rrëfim i këndshëm i jetës së një gruaje të re, e cila pëson humbjen e burrit të saj që në çastet e para të jetës së tyre të përbashkët.
Një libër plot entuziazëm që të bën për vete e që vazhdimisht zgjon emocione te lexuesi, ashtu sikundër dikush ndodhet përballë misterit femëror. Libri “Kapelat prej kashte” qarkulloi për herë të parë në vitin 1946 dhe, më pas, u botua në Paris, më 1950 nga Botimet “Gallimard” me titullin “Trois Étés”. Në atë kohë Camus shkroi:
“Lepur, vrapo” është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet”.
Richard Paul Evans autori i famshëm për romancat e Krishtlindjeve na vjen me një roman tjetër në shqip: Streha e Krishtlindjes: Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.
Nje loje mes tre femijeve kthehet ne makth, kur prane tyre shfaqet vdekja. Por si rrjedhin ngjarjet mes tre personazheve; Dilanit, Sofisë dhe Kuinit?!
I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte
Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njeri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. Tri fate që Allende i kryqëzon për t’i dhënë jetë një romani të mahnitshëm dhe shumë aktual mbi emigrimin dhe identitetin amerikan, mundësinë e dytë dhe shpresën se, përtej dimrit, na pret gjithnjë një verë e...
Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim...
The thought-provoking new novel from the international bestselling author whose words change lives.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.
Romani “Dhimbje” është një libër i fuqishëm, i mprehtë që ekspozon sesi mund të rikthehen pasionet e vjetra, duke testuar aftësinë tonë për të marrë vendime mbi atë që është më thelbësore në jetë. “Dhimbje” është një histori e fuqishme rreth dashurisë, familjes, dhimbjes dhe jetës së realitetit zhytur në të kaluarën.
Zemërzjarrti është tashmë një luftëtar i Klanit të Bubullimës,po rreziku ende fshihet në pyll.Macet e Klanit të Lumit po bëhëen nervoze,ndërsa Klani i erËs është i dobët dhe po përballet me kërcënime nga të gjitha anët.Ndërsa tensioni arrin në pikën kulmore,Zemërzjarrit i duhet jo vetëm të ndeshet,por edhe të përballet me tradhëtinë brenda vet Klanit të tij.
Ky roman është vazhdim i romanit bestseller “Tatuisti i Aushvicit”. Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën... Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim...
Kjo natyrisht është pjesa e legjendës urbane, po sidoqoftë hija e rëndë dhe madhështore e shtëpisë, vdekja e dy burrave njëri pas tjetrit dhe divorcimi i shpejtë i të tretit, të krijonin përshtypjen se ajo shtëpi kishte diçka prej burgu ku ishte në fuqi edhe dënimi me vdekje... Dhe sado që të thoshe se burgu për burrat është, në atë shtëpi jetonte vetëm...
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Ditari i Fatmir Toçit është ftesa më e rëndësishme, më konkrete, më thelbësore, që u drejtohet në gjuhën shqipe shqiptarëve për të respektuar masat e dhëna prej mjekëve, e të miratuara prej qeverive nëse duan të mbrojnë veten e të mbrojnë të vetët, kolegët e miqtë, të tjerët që takojnë, prej virusit vdekjeprurës Kovid -19.
Romani më epik i Robert Galbraithit deri më tani, E bardha që vret është një kapitull i ri në historinë mbërthyese të Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit, sërish së bashku në një thriller që të mban frymën pezull.