“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një vëzhgim i hollë dhe intim për të hedhur dritë në një prej historive më të pazakonta të dashurisë, asaj mes Brigitte dhe Emmanuel Macron. Në korrik të vitit 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.