Një biografi e shkurtër e Hazis Ndreut shkruar nga një bashkëkohës i tij. Një vështrim i Hazisit që nga fëmijëria deri në fund të jetës, përmes kontributit të tij në të gjitha fushat e kulturës.
Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me “Kanunin e Lekë Dukagjinit“ dhe me “Kanunin e Skënderbeut“ (me variantet dhe invariantet e tij)
Pas botimit të veprës së Schmitt për Skënderbeun, shumë kundërshtime ishin emocionalë. Bazoheshin mbi historitë e mitit mbi Skënderbeun dhe paprekshmërisë së tij, si një figurë e rëndësishme e botës shqiptare. Autori i këtij botimi është përpjekur që bazuar në trashëgiminë popullore, tregimet, legjendat, toponiminë e vendit ku u rrit dhe kaloi fëmijërinë...
Në këtë libër përfshihet një historik i shkollës Pedagogjike të Peshkopisë dhe një profil për 10 personalitetet e dala nga kjo shkollë: Abdi Baleta, Bajram Mata, Hasan Leka, Lirie Rasha, Natasha Shehu, Nevrez Manjani, Safet Zhulali, Shaban Sinani, Shefqet Hoxha dhe Zenel Sula.
Një vëllim me tregime alegori,e rrëfime, ngjarje e ndodhi reale të mbledhura e përpunuara nga Xhafer Martini.