Romani është metafora mbi një kazerme, aty ku zhvillohen ngjarjet. Je në një repart ku duhet të zbatohen urdhrat. Por personazhi shfaqet refuzues. Fjalori, emrat, përshkrimet, etj., janë të gjitha në funksion të synimit të kuptimit të veprës
Ardian Kyçyku vepron brenda një kodi metaforik dhe në heronjtë e veprës secili mund të gjejë vetveten dhe historinë origjinale të një kombi si Shqipëria. Kisland ndërtohet i tëri mbi dashurinë, dashuri që duket sikur lëviz e tëra në varreza dhe mes aromës së vdekjes.
Me të drejtë është theksuar se romani “SY” është një vepër që duhet lexuar, sepse vërtet nuk mund të rrëfehet.
Libri “Zo-om” i Ardian-Christian Kyçykut endet përgjatë një vijëze të ndëprerë kufitare, në trajtë shenjash pikësimi e zbrazëtish ankthi, që lëvrin mes kafshës dhe njeriut, dhe të cilën njeriu shpesh e kapërcen me heshtje të qëllimshme ose të pashmangshme, ndërsa kafsha – me të folme pa fjalë. Shtatë pjesët e librit (Short Eastory, Kafaz, Pastër, Zëra...