Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian - ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Pikërisht atëherë kur Mia mendonte se e kishte nën kontroll historinë e të qenit princeshë, gjërat fillojnë t'i dalin nga duart. Në fillim, një lajmërim i paparashikuar nga e ëma. Më pas, një intervistë e planifikuar në kohën me shikueshmëri më të madhe për princeshën e re.
Mirësevini në jetë, Kejt Mekenzi. Ç'është e vërteta, në këtë fazë jeta e saj vetjake ka marrë tatëpjetë, kurse puna i është kthyer në një torturë të vërtetë
Princesha e dashuruar vazhdon tregimin për jetën e Mia Termopolisit, nisur në librat "Ditaret e princeshës" dhe "Princesha në qendër të vëmendjes".
Asnjëherë më parë bota nuk kishte parë një princeshë të tillë. Prezantimi mbretëror i Mias shkakton reagime të përziera: ndërkohë që sensi i saj i modës pëlqehet nga të gjithë, pozita e saj në instalimin e matësve të parkimit publik has në rezistencë.
Libri i parë i serisë së djemve, "Thjesht fqinjë" na prezanton me Mel Fuller. Mel është një vajzë periferie, e cila zhvendoset në Nju Jork ku punon si kolumniste e lajmeve rozë, por me një ëndërr: raportimin e historive të rëndësishme.