Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.
Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.
Çdo gjë është në vendin e vet në jetën e Elizabet Egan. E vetmja re në horizont është motra e saj, Saoirse. Një kokëkuqe energjike, që gjithmonë le gjurmë pas vetes, të cilat Elizabeta lufton për t’i arritur. Ndërsa është nënë jo shumë e dhënë pas djalit të saj 6-vjeçar, ajo merret me biznesin e saj që nuk i lë shumë hapësirë për argëtim. Derisa një ditë,...
Një roman magjik nga autorja bestseller Cecelia Ahern. Falë një spërkatje plot magji, ky libër është më shumë se një përrallë.