Është vlerësuar si një nga kryeveprat klasike të letërsisë për fëmijë. Nuk mund të vijosh më leximin e vlerave të letërsisë pa e shijuar këtë libër. Në këtë libër rrëfehen aventurat e dy grupeve me fëmijë në Budapest; njëri me ngjyrat kombëtare hungareze dhe tjetri me bluzat ngjyrë të kuqe (garlibaldinët)
“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë...