Poetika e Aristotelit vjen me një përkthim të tretë në shqip, pas përkthimit të Sotir Papahristos dhe Murat Bejtjas. Përkthyesi dhe studiuesi i njohur Anton Nikë Berisha është konsultuar me përkthimet e poetikës në disa gjuhë dhe ka pasur në fokus konceptet letrare. E veçanta e këtij botimi është edhe një studim i bërë nga përkthyesi për tekstin dhe...
Ky libër është një përpjekje për të hedhur dritë mbi politikën e jashtme turke gjatë viteve të fundit. Është një koleksion prej tetë esesh që tenton të ofrojë një panoramë sa më të qartë të politikës së jashtme bashkëkohore, e cila ushtrohet nga Turqia kudo në botë dhe veçanërisht në Ballkan.
Romantizmi ka qenë një revolucion në ndjeshmëri dhe në shije, që përqafoi dhe shndërroi në mënyrë të pakthyeshme të gjithë kulturën europiane. Në këtë sintezë të qartë, autori eksploron origjinalitetin e kontributit që i ka dhënë lëvizja romantike filozofisë së artit, duke nisur me vëllezërit Schlegel, për të vazhduar me Novalis-in, Wordsworth-in,...
Antologji me shembuj përfaqësues nga periudhat kryesore të zhvillimit të letërsisë turke, duke filluar nga periudha paraislame e deri më sot.
Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i punës disa vjeçare të Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...
Studiuesi dhe perkthyesi Ilir Hashorva sjell per here te pare ne menyre te detajtuar dhe te plote nje studim ne shqip per rrenjet e antisemitizmit dhe si u ndertuan ideologjite e urrejtjes mbi kete bosht.
Vjen me ne fund ne shqip nje nga pershkrimet me te thelluara mbi kenaqesine e te lexuarit te tekstit nga teoricienti dhe studiuesi francez, Roland Barthes, perkthyer nga Elvis Hoxha dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Zenit
Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...
Michel Foucault është një mendimtar e historian i pazakontë. Filozofia e tij e orientoi mendimin drejt arkeologjisë së shtresave të dijes dhe qëmtimit arkivor. Nën këtë dritë e zhbiron edhe ai tablone Las Meninas, kryevepren e Diego Velázquez. Në këtë pikturë, filozofi dallon një moment tranzitor, dhe risinë që shkaktoi artisti spanjoll në raportin...
Beteja e përfytyrimit është në kulmin e vet: një lufte e pamëshirshme kundërve rrëfimin ndaj rrëfimit, trillimin ndaj trillimit, vë re Alen Finkielkraut, eseisti i njohur francez ngaqë veprimtaria jonë fantaziste nuk njeh ndërprerje, sepse dhe pengesa kryesore që ngrihet mes nesh dhe botës, madje, mes nesh dhe vetes sone është e llojit romanesk-Velloja e...
Ky liber ju vjen ne ndihme per te pasur nje receptim dhe kuptim me te mire te te gjithe korpusit letrar fishtian, pergatitur dhe punuar nen kujdesin e botuesit dhe studiuesit Frano Kulli.
... Te satira politike e Fishtës, përmbajtja paraqitet si një rast ose si lehtësi për një lloj të veçantë të ushtrimit formal të gjuhes. Në këtë kuptim edhe vepra “Gomari i Babatasit” nuk mund të jëtë një alegori e tranzicionit apo e transdiktaturave, përkundrazi, janë tranzicioni dhe transdiktaturat ato që vazhdojnë ta bëjnë alegorike veprën.
Në këtë libër janë përmbledhur disa studime të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, në forma të ndryshme, në formën e artikujve monografikë, kumtesave etj., të cilat janë botuar kohë pas kohe në revista shkencore, apo janë mbajtur në konferenca shkencore të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Iris Halili vjen me një libër me studime letrare në fushën e psikanalizës, ku përmblidhen përvojat dhe leximet e një periudhe gati 20-vjeçare. Në përgatitjen e këtij botimi ka qenë e përfshirë edhe Romelda Bozhani, ish-studente e autores. Pjesë e librit janë edhe përshtypjet e një grupi ish-studentësh. Libri del me 16 nentor ne treg.
Studiuesja e artit Eleni Laperi na sjell në një botim të plotë mbështetur në fakte e dokumente, në dëshmi dhe artikuj, botime periodike, arkiva shqiptare dhe të huaja, nga bisedat me studiues, pasardhës të familjeve të artistëve etj., figurën e KOL IDROMENOS si themelues të artit realist shqiptar.
Librit “Tri format e mendimit” nga Arben Imami vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, së vërtetës, marksizmit, politikës, post-modernizmit, hegjemonisë, funksionit dhe thelbit. Me këtë libër autori mori Çmimin për veprën më të mirë studimore të vitit 2022 në Panairin e 25-të të Librit të Tiranës në vitin 2022
Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt
Me këtë punim dhe botimin anastatik të dorëshkrimit në fjalë kurorëzohet me sukses faza nistore e një projekti studimi të cilit, sikurse do të kuptohet, i është dashur të kapërcejë jo pak vështirësi para se të mbërrijë këtë arritje me vlerë të veçantë shkencore