I ri FRYMA - tregime bashkekohore ne gegnisht Shiko më të madhe

FRYMA - tregime bashkekohore ne gegnisht

Grup autorësh A-004344

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete antologji te pergatitur nga Rozafa Shpuza dhe Gazmend Berlajolli vijne autore bashkekohore qe shkruajne prozen e shkurter ne dialektin gege

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Princ
ISBN9789928428776

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

(Hyrja): Nja dy fjalë me ty

"Fryma". Qe tek ke në dorë nji pikëtakim fort të veçantë e krejt të natyrshëm mes Shqipnisë e Kosovës në nji ble letrar nga tregimtarë që prozën e tyne e shkruejnë në gegnisht. Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër.

Por, siç ke me vërejtë vetë gjatë leximit, si të shpeshtët, ashtu edhe të rrallët, janë plot vërtetësi në mënyrën e të rrëfyemit.

"Fryma" nuk asht se po nis me frymue me këtë ble. Ajo nisi si nji përmbledhje në gegnisht me tregimtarë të Shqipnisë, botue para pak vjetëve si nji nismë origjinale e grupit "PërShkodrën", kurue prej Rozafa Shpuzës. E qe ku po vazhdon tash, prap nën përkujdesjen e saj në Tiranë e të Gazmend Bërlajollit në Prishtinë, me frymue ma gjanë e ma thellë. Me të dyja mushknitë.

Janë tetë tregimtarë nga Kosova që takojnë në këtë përmbledhje po aq prej Shqipnie, e u bashkëngjitet edhe nji gjerman i brezit të ri, që ndan pasionin mes letërsisë dhe njohjes së kulturës sonë.

Përmbledhja në dorën tande u trajtue gjatë e tanë kujdes. Herë ma ngjeshun e herë ma rrallë, gjatë këtyne tre vjetëve u qëmtuen tregimtarë që pëlqejnë me shkruejtë në gegnisht. Nga prumja prej kund katërdhetë tregimesh, së mbrami u volën njikëto shtatëmbëdhetë me iu paraqitë lexuesit në këtë vëllim.

Tue marrë pëlqimet përfundimtare prej autorëve, tregimet e zgjedhuna u dlirën në dukë e përmbajtje për të mos ia çartë lexuesit kënaqësinë estetike, e tue ia ba të lehtë me rravgue i shpenguem imazheve që ia krijon secili tregim.

Tema e tregimeve nuk asht se u diktue. Shkoi gjuha ku dhemb dhambi: dashni të pëmbushuna e jo, kujtime fëminie, dhimbë e hjeka lufte, protesta kundrejt padrejtësive sociale, lashtësi të kthyeme në gojëdhana… këto janë do-do prej temave, sa me ia ngucë kureshtën lexuesit.

Shpresojmë tregimet me të pëlqye aq sa me i nda edhe me tjerë, e të urojmë – frymofsh me "Frymën"!

Autorët dhe titujt përkatës të tregimeve:

1. EGZON M. KRYEZIU: Për diplomën si letër tualeti

2. ARBEN PRENDI: LIBRI

3. GAZMEND BËRLAJOLLI: Mësuesja

4. ALBINA GJERGJI: Nana me rruzare

5. MANJOLA BRAHAJ: Fillesa

6. FLORIAN KIENZLE: Të mbrendshmet

7. IMER TOPANICA: Gjashtë

8. JETLIR BUJA: Terri që vjen nga dielli

9. KUSHTRIM THAQI: Andrrat që gjethet i kanë

10. SULEJMAN DIDA: Grenza

11. RINA KRASNIQI: Pranverë me shije kujtimesh

12. ROZAFA SHPUZA: Ora e vjetër

13. ARTUR BAKU: Çast

14. GILMANA BUSHATI: Duer që s’dinë me u plakë

15. HALIL MATOSHI: Përmbysja  

16. AG APOLLONI: Zoti, fantazma dhe unë

17. ALBERT VATAJ: Hija e nanës

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe130
ISBN9789928428776
RedaktoriRozafa SHPUZA dhe Gazmend BËRLAJOLLI
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë