Novela – Martin Camaj Shiko më të madhe

Novela – Martin Camaj

Martin Camaj BO0108

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Martin Camaj i dha një ngjyresë moderne novelës shqipe, ku ai ka një konceptim teorik dhe një specifik në rrëfim: Novela e Camajt na vjen si zhanër tragjik, si kujtesë dhe si një teknikë e rrallë narrative, e ngjashme me modelet e rrëfimit të Nervalis, Henry James, Prusti, Joyce, apo edhe autorë të tjerë bashkëkohorë

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687762

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Veprimtaria krijuese e Martin Camajt u zhvillua kryesisht në mërgim dhe fund e krye u dominua prej dy trashëgimish: bota që shkrimtari kishte marrë me vete duke u shkulur prej rrënjëve të të parëve dhe po ajo botë e rizbuluar me dije në vitet e mëvonshme, gjatë kërkimeve të tij gjuhësore, etnologjike, historike dhe letrare.

Vetëm dy vëllimet e para poetike u botuan në një mjedis brendagjuhësor shqiptar, dhe këto jo në vendlindjen e mirëfilltë, por në Kosovë. Camaj si shkrimtar i provoi zotësitë e veta krijuese me të gjitha llojet dhe gjinitë letrare, duke eksperimentuar edhe në shartime dhe kryqëzime të suksesshme të tyre (prozë poetike, tekst i dramatizuar), si dhe duke pagëzuar lloje e gjini letrare që nuk kishin traditë (madrigale, palimpsest, parabolë).

Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum). Kërkimi i atdheut të munguar, i vendlindjes që nuk mund ta shohë dhe që e ndjek pas si një dënim, nuk është si në letërsinë e Rilindjes, mall për vendlindjen, vajtim për ikjen.

Landi është mallkimi i fatiti të tij: është gjithçka që i mungon dhe duhet ta krijojë në letërsi. Ka një dallim thelbësor midis kultit të landit në letërsinë e Martin Camajt me mitin e origjinës që sundon për shumë shekuj letërsinë shqipe. Landi është paracaktimi dhe kushtëzimi shpirtëor i shkrimtarit; është njësoj si sundimi i fëmijërisë në kuptimin frojdist në fatin e njeriut dhe të krijuesit veçanërisht.

Kuptimi i atdheut, qysh në lashtësinë heroike antike greke, u shkallëzua në dy nivele - si vendi i akejve dhe më tej i çdo qytet - shteti, mbretërie a krahine të vetëqeverisur: Elada dhe Itaka, për shembull. I njëjti shkallëzim, që lejon edhe kuptimin e gjerë, edhe atë të ngushtë të atdheut, shfaqet edhe në veprën e Martin Camajt.

Nuk mund të thuhet se Shqipëria fund e krye nuk është e pranishme drejtpërsëdrejti në veprën e tij ( të paktën në romanin "Rrathë" dhe në njërën prej dramave është i pranishëm edhe realiteti i ri shqiptar), por më shumë është e pranishme vendlindja, vetëdija e landit. Zgjedhja e shkrimtarit ka qenë krejt e logjikshme: për të mos krijuar çfarëdo opsioni me atdheun Shqipëri, ai e ka zëvendësuar atë me vendlindjen.

Kjo mund të shpjegohet me shumë arsye: letrare, psikologjike dhe politike. Ajo Shqipëri, ashtu siç ishte, nuk ishte e denjë për letërsi sipas konceptit të Camajt, por edhe që të trajtohej si anti - ideal estetik nuk ishte e mundshme. Për të duket se bindja se Shqipëria në letërsi ose duhej të ishte sublime, ose nuk duhej të përmendej fare, shprehje e një delikatese të fisme.

Prof. Dr. Shaban Sinani

Të dhëna

Faqe400
ISBN9789995687762
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim