Simon Sinek, Brian Tracy A-004370
Libër i ri
Shumica e bizneseve nuk e cojne ne fund misionin e tyre, por ndalen rruges. Pse ndodh kjo? Shumekush i kerkon arsyet jashte vetes, - tek tregjet, konjukturat, etj. Por nese zbulojme arsyen e vertete se perse e nisim nje biznes, dhe kemi nje strategji te qarte ne momentin qe fillojme rrugetimin tone si sipermarres, ka me pak shance per te falimentuar. Prandaj, kemi rekomanduar keto dy libra per ata qe duan te nisin nje biznes te ri gjate vitit 2020.
897 Artikuj
Seti me dy libra permban:
1. “Fillo me pse” nga Simon Sineku
Pse e bëni atë që bëni?
Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?
Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit Wright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme.
Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE.
Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?
Të fillosh me PSE funksionon si me bizneset e mëdha, ashtu dhe me ata të vegjël, si në botën jofitimprurëse, ashtu dhe në politikë.
Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan.
Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar. Ky libër është për këdo që do të frymëzojë të tjerët, ose këdo që do të gjejë dikë për t’u frymëzuar.
2. “Strategjia e biznesit” nga Brian Tracy
Strategjia e Biznesit do të të ndihmojë të marrësh nën kontroll të ardhmen e kompanisë.
Përcaktimi i strategjisë së biznesit të mundëson të zhvillosh qartësi absolute për produktet, të organizosh burimet dhe të arrish rezultate edhe më të mira se më parë. Mund të tingëllojë si diçka e ndërlikuar, por Brian Tracy njeh mënyrën si ta thjeshtojë. Në këtë libër praktik, ai ndan mësimet më të rëndësishme për planifikimin strategjik.
Ti do të mësosh se si të bësh pesë pyetjet kyçe me rëndësi jetike për çdo plan strategjik
•Si të përcaktosh misionin korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit
•Si të fitosh njohuri të vlefshme
•Si të definosh situatën se ku je përballë konkurrencës
•Si të ripozicionosh biznesin me produkte, shërbime dhe teknologji të reja
•Si të matësh suksesin me objektiva të qarta financiare
•Dhe shumë të tjera.
Lloji i botimit | Paper back |
V. Bot | 2019 |
Vendodhja | Tirane/Prishtine |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e katert dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e trete dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e dyte dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e pare dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.