Cmim i reduktuar! Një tragjedi amerikane – i plotë, set 2 libra Shiko më të madhe

Nje tragjedi amerikane – i plote, set 2 libra

Teodor Drajzer A-004144

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një nivel parësor, “Një tragjedi amerikane” është historia e korrupsionit dhe shkatërrimit të një njeriu, Clyde Griffiths, i cili humbet shpirtin e tij gjatë kërkimit dëshpërues të suksesit. Në një nivel më të thellë, akoma më të thellë, romani paraqet një portret të madh të shoqërisë vlerat e së cilës janë njëherësh si edhe ambicjet e kota të Clyde dhe nënshktrimi i fatin të tij: Është një përshkrim i patejkalueshëm i realitetin e ashpër të jetës amerikane dhe anës më të errët të “Ëndrrës Amerikane”. I jashtëzakonshëm në zbulim dhe fuqi, i gjallë në kuptimin zhbërjes së vlerave nnjerëzore; i pandalshëm në dhembshurinë e tij të pasur, Një Tragjedi Amerikane qëndron si arritja supreme e Teodor Drajzër.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ambiciozi, por i papjekuri Klajd, i rritur nga prindër të varfër dhe të devotshëm ndaj fesë (të cilët e detyrojnë atë të dalë në rrugë për veprimtaritë e tyre misionare), kërkon me ngulm të arrijë një jetë më të mirë. Telashet e tij nisin kur ai fillon punë në një hotel si punonjës i thjeshtë.

Djemtë, me të cilët ai shoqërohet janë më të sofistikuar se ai, dhe ata e futën në botën e alkoolit dhe prostitucionit. Klajdit i pëlqen mënyra e re e jetesës dhe bën gjithçka për të fituar afrimitetin e Hortens Brigsit. Por jeta e Klajdit ndryshon përgjithnjë kur makina e vjedhur, me të cilën ai udhëton, vret një fëmijë. Klajdi largohet nga Kansas City dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Çikago, ai vendoset në Likurgus, në Nju Jork, ku nis punë si mbikqyrës në një fabrikë kollaresh, e cila ishte në pronësi të xhaxhait të tij.

Klajdi tërhiqet nga Roberta Alden, e cila punon në fabrikë dhe është nën mbikqyrjen direkte të tij. Roberta është e varfër dhe e pafajshme. Ajo bie në dahuri me të. Fillimisht, Klajdit i pëlqen lidhja e fshehtë (e ndaluar nga rregullat e fabrikës) dhe e bind Robertën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ai nuk ka ndërmend të martohet me të varfrën Roberta.

Në vend të saj, ai ëndërron për eleganten Sondra Finçli, e bija e një e njeriu të pasur dhe mik i xhaxhait të tij. Roberta është shtatzanë dhe Klajdi dëshiron që ajo të abortojë. Roberta pret që ata të martohen, por ai gjithnjë e shtyn për më vonë. Ndërkohë, lidhja e tij me Sondrën vazhdon dhe bëhet më e fortë. Kur ai merr vesh se ka një shans të vogël për t'u martuar me Sondran, dhe pasi Roberta e kërcënon se nqse ata nuk martohen, do të tregojë rreth marrëdhënies së tyre, Klajdi mendon ta vrasë Robertën, por në mënyrë që të duket si aksident.

Klajdi e merr Robertën për një udhëtim me kanoe në Liqenin Big Bittern dhe vozit në një zonë të largët. Teksa ai fliste për fundin e lidhjes së tyre, Roberta lëviz drejt tij, dhe ai e godit atë në fytyrë me kamerën e tij. Roberta trulloset dhe varka përmbyset. Roberta nuk di të notojë dhe mbytet, ndërsa Klajdi noton drejt bregut. Nuk është e qartë nëse ai veproi me ligësi dhe dëshironte ta vriste apo veproi instiktivisht. Megjithatë, gjurmët e provave të çojnë drejt vrasjes me qëllim. Autoritetet lokale janë kaq të paduruara për ta dënuar Klajdin saqë krijojnë edhe vetë prova të paqëna kundër tij. Duke vazhduar me një gjyq të madh përpara një audience armiqësorë dhe pavarësisht një mbrojtjeje të fortë, Klajdi dënohet me vdekje dhe ekzekutohet.

 

Të dhëna

Faqe1002
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBujar Doko
RomanSagë&Histori