I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë I - bestseller-at 2017 Shiko më të madhe

Pako librash dhurate I - bestseller-at 2017

SET0018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set përmban tre prej librave më të shitur të vitit 2017 në vendin tonë: Posta e Bukowskit, Spiunia e Paulo Coelhos dhe Jasemina e Jean Sasson. Janë tre romane që ta marrin kohën pa e kuptuar. Prandaj ne i rekomandojmë për dhuratë për miqtë tuaj më të mirë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 070 Lekë

-10%

2 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Posta” nga Charles Bukowski. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukoëski-t, Henri Çinaski. Rrëfimi nis kur Çinaski, alkolik, i zymtë por i zgjuar, fillon punë si zëvendëspostier pasi merr vesh “se po punësonin thuajse kë t’u dilte përpara, kështu që shkova dhe, pa e kuptuar, e gjeta veten me një çantë lëkure krahaqafë, duke u endur poshtë e lart sipas qejfit.” Ditët e tij mbushen pak nga pak nga grindjet me shefin dhe nga përleshjet me qentë e me epshin e grave të vetmuara. Netëve, ai dehet dhe merret me të dashurën gjithashtu të alkoolizuar. Puna e postierit mund të ishte puna e ëndrrave, por kjo ëndërr mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten thellësisht të zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike. Çinaski do ta lërë punën për të provuar fatin e tij tjetërkund, vetëm për të zbuluar që për njerëz si ai, fati është shumë kokëfortë. Ai punon plot dymbëdhjetë vjet në Postë, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

2. “Spiunia” nga Paulo Coelho. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.

3. “Jasemina” nga Jean Sasson. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Subjekti i romanit ka në qendër Jaseminën, një vajzë libaneze, e pafajshme, e re, e edukuar në kolegje, një anglishtfolëse e përsosur. Ishte dhe e virgjër, si motër e bijë myslimane e devotshme. Kur avioni që do të nisej nga Kuvajti u anullua, për shkak të pushtimit të vendit nga Iraku, ushtarët pushtues e futën atë në një burg grash, ku rojet i përdhunonin dhe torturonin vazhdimisht të burgosurat e tyre. Jasemina u dhunua nga komandanti i burgut e ajo mendonte se ishte gruaja më fatkeqe në botë. Por, ngjarjet, miqësia me Lanën, erdhën në mënyrë të tillë, sa ajo gjeti forcë të mbijetonte edhe në atë ferr që ia kalon të gjitha përfytyrimeve për ferrin e përshkruar nga të gjithë autorët e shkrimtarët e botës. Romani Jasemina lexohet si një thriller. Jasemina shpëton nga burgu kur amerikanët dhe aleatët e tyre marshojnë mbi Kuvajt. Por, ky libër, nuk është thjesht një histori e rëndë, e shkruar bukur, me stil të veçantë, tërheqës, rrëmbyes, drithërues e të fortë. Të tillë ka shumë në botë, por të rrallë janë ato libra që ndikojnë në ndërgjegjen e njerëzve dhe i shtyjnë ata të reagojnë ndaj veprimeve të ulëta njerëzore.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë