I ri Cmim i reduktuar! Triologjia e Binjakëve – Philip Pullman Shiko më të madhe

Triologjia e Binjakeve – Philip Pullman

Philip Pullman BD0522

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Aventurat e Lira Belakua dhe Uillit, mikut te saj janë të jashtëzakonshme. Çdo gjë nisi kur Lira dëgjoi bisedat e fshehta rreth Pluhurit, një grimë e çuditshme. Dy të rinjtë dhe ariu me parzmore kalojnë nëpër aventura të jashtëzakonshme në botën e përtejme. Kjo seri librash ka fituar një sërë çmimesh dhe mbahet si një kryevepër klasike e fantazisë moderne. Philip Pullman-i është gjithashtu edhe fitues i çmimit Astrid Lindgren, çmimi më i madh në botë i letërsisë për fëmijë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

Busulla e Artë 1 nga Philip Pullman. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme, një betejë që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave dhe arinjtë me parzmore.

Dhe ndërsa nxiton drejt rrezikut në Veriun e largët e të ftohtë, Lirës së vogël nuk i shkon mendja kurrë tek e vërteta tronditëse: fati i saj nuk do të përmbushet kurrë në këtë botë, por përtej saj.

Thika e Mprehtë 2 nga Philip Pullman. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve. Por nuk është e vetme: dymbëdhjetëvjeçari Uill Perri, që arratiset nga jeta e tij pas një vrasjeje, ka hyrë gjithashtu në këtë mbretëri të re. Në një udhëtim të rrezikshëm nga bota në botë, Lira dhe Uilli zbulojnë një sekret vdekjeprurës: një objekt me një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Në çdo hap që hedhin, ata i afrohen një rreziku gjithnjë e më të madh dhe së vërtetës tronditëse të destinacionit të tyre.

Tejqyra e qelibartë 3 nga Philip Pullman. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që spërshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot. Ndërkohë, doktoreshë Meri Melouni shpik një tejqyrë. Një vrasës i është vënë nga pas. Kurse kryezot Asrili, me armatën e engjëjve të shndritshëm, udhëheq revoltën e tij të fuqishme. Dhe ndërsa lufta ashpërsohet e arrin kulmin dhe Pluhuri shteret në qiell, fati i të gjallëve dhe i të vdekurve së fundmi varet nga dy fëmijët dhe nga e vërteta e thjeshtë e një historie po ashtu të thjeshtë

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller