I ri Cmim i reduktuar! Librat më të mirë me dedektivë nga James Patterson & Maxine Paetro Shiko më të madhe

Librat me te mire me dedektive nga James Patterson & Maxine Paetro

James Patterson & Maxine Paetro LG0100

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këto dy libra iu adresohen lexuesve të pasionuar pas romaneve me dedektivë. Autorës James Patterson & Maxine Paetro kanë çmendur lexuesit në të gjithë botën, duke shënuar rekorde në shitje; tashmë librat më të lexuar në botë vijnë edhe në shqip.

Më shumë detaje

600 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

1. “13-a e pafat” e James Patterson & Maxine Paetro. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku këtu:

Ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i autorit që ka shënuar numrin më të madh të shitjes së librave në mbarë botën. Në këtë roman serial-killer vjen historia e një dedektiveje e cila vihet në kërkim të ish-koleges që dyshohej për disa vrasje.

Teksa dy trupa të vdekur gjenden brenda në një makinë të djegur në urën “Golden Gate”, dedektivja Lindsay Boxer dyshon se është nuk ka asgjë tjetër veçse një aksident rrugor. Skena është më e tmerrshme se sa ajo që kishte parë më parë. Përfundimisht, nuk ishte një aksident automobilistik që i vrau këta njerëz.

Teksa Lindsay nis të mbledhë të dhënat për këtë rast ajo merr një telefonatë e cila nuk ishte e papritur. Ajo ishte Mackie Morales, ish kolegia e saj e cili thuhej se ishte shndërruar në një vrasëse gjakftohtë.

Macker ishte shpallur në kërkim për tri vrasje pasi ishte arratisur nga mjediset e paraburgimit. Por tani ajo është gati për tu ktyer në San Francisko dhe të bëjë një vizitë te disa miq të afërt.

2. “I 14-ti mëkat i mallkuar” nga James Patterson & Maxine Paetro. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku këtu:

Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj...

Dedektivja Linday Boxer dhe tre miqtë e saj të mirë janë kthyer dhe po marrin veten nga ngjarjet që i çuan ata buzë greminës. Pas një përvoje thuajse vdekjeprurëse, Yuki është duke kërkuar një perspektivë të re jete dhe po merr në konsideratë mundësinë për një ndryshim të karrierës së saj si avokate. Gazetarja e San Francisco Chronicle, Cindy është shëruar nga një plagë me armë zjarri dhe ka publikuar një libër rreth një seriali famëkeq vrasjesh për të cilin ajo kontribuoj që të zbulohej. Lindsay tashmë është e lumtur se banda është shndërruar në një copëz. Por, një terror i ri përfshin rrugët e San Franciscos. Një bandë e maskuar si policë po tmerrojnë qytetin dhe po lënë nga pas një varg trupash të vdekur. Lindsay merret me këtë rast për ta gjetur dhe i duhet të zbulojë nëse këta vrasës janë aktualisht në detyrë si oficerë policie. Mundet që të jenë të tillë dhe ajo tashmë e di....

Të dhëna

Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAleksander Koli, Genci Shehu
RomanMister&Thriller