James Patterson & Maxine Paetro LG0066
Libër i ri
Ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i autorit që ka shënuar numrin më të madh të shitjes së librave në mbarë botën. Në këtë roman serial-killer vjen historia e një dedektiveje e cila vihet në kërkim të ish-koleges që dyshohej për disa vrasje.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 9789928192370 | |
Teksa dy trupa të vdekur gjenden brenda në një makinë të djegur në urën “Golden Gate”, dedektivja Lindsay Boxer dyshon se është nuk ka asgjë tjetër veçse një aksident rrugor. Skena është më e tmerrshme se sa ajo që kishte parë më parë. Përfundimisht, nuk ishte një aksident automobilistik që i vrau këta njerëz.
Teksa Lindsay nis të mbledhë të dhënat për këtë rast ajo merr një telefonatë e cila nuk ishte e papritur. Ajo ishte Mackie Morales, ish kolegia e saj e cili thuhej se ishte shndërruar në një vrasëse gjakftohtë.
Macker ishte shpallur në kërkim për tri vrasje pasi ishte arratisur nga mjediset e paraburgimit. Por tani ajo është gati për tu ktyer në San Francisko dhe të bëjë një vizitë te disa miq të afërt.
Vlerësime për romanet drithëruese të serisë “Klubi i vrasësve të grave” nga James Patterson
Libri "13-ta e Pafat" e shkrimtarëve Paterson dhe Paetro e shpie lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do tu sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin."
BookReporter.com
"Aksion i pandalshëm... Një tjetër roman tërheqës nga shkrimtarët Paterson dhe Paetro." FreshFiction.com
"Një ritëm i përshpejtuar deri në mbarimin përfudimtar... Romani ka shumë zigzage dhe kthesa, të cilat do ta mbajnë lexuesin duke shfletuar faget deri në fund. "13-ta e PAFAT" është një libër tjetër madhështor i kësaj serie mjaft të njohur.
West Orlando News
| Faqe | 296 |
| ISBN | 9789928192370 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Aleksandër Koli |
| Roman | Mister&Thriller |
Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos
Këto dy libra iu adresohen lexuesve të pasionuar pas romaneve me dedektivë. Autorës James Patterson & Maxine Paetro kanë çmendur lexuesit në të gjithë botën, duke shënuar rekorde në shitje; tashmë librat më të lexuar në botë vijnë edhe në shqip.
Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.
Kjo seri e James Pattersonit dhe bashkepunetoreve te tij mbetet nder me te vleresuarat dhe lexuarat ne SHBA dhe ne mbare boten ne zhanrin e romaneve policesk. Tashme, vijne ne shqip, ne nje pako ne oferte, 4 romanet e serise se Klubit te vrasesve te grave.