I ri Cmim i reduktuar! Dy romanet e Lucy Score ne nje set Shiko më të madhe

Dy romanet e Lucy Score ne nje set

Lucy Score SET0367

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lucy Score me romanet e saj ka bere per vete shume lexues ne mbare boten. Bota Shqiptare ka sjelle ne shqip romanet e saj, ku dy prej tyre jane pjese e nje seti per te gjithe lexuesit e pasionuar me kete autore.

Më shumë detaje

1105 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Gjera qe nuk i kapercyem kurre” nga Lucy Score

Historia zhvillohet kur Frankie dhe Aiden përballen me një situatë të papritur kur ata përfundojnë duke ndarë një banesë. Në vend që të qëndrojnë armiq, ata vendosin të bëjnë një marrëveshje: të shkojnë së bashku përpara për të shpëtuar në fund interesat e tyre të përbashkëta. Kjo çon në një serë ngjarjesh të papritura, aventurash humoristike dhe ndjenja që zhvillohen mes tyre."Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë" është një roman i mbushur me humor, romancë dhe zhvillim të karaktereve. Shkrimi i Lucy Score sjell një histori argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë ata që besojnë në aventurat e jetës dhe mundësinë e dashurisë së vërtetë që lind në mënyra të papritura.

 

“Gjera qe nuk i THAME kurre” nga Lucy Score

NASH MORGANI ISHTE NJOHUR VAZHDIMISHT SI VËLLAI I MIRË MORGAN ME NJË BUZËQESHJE E SHKELJE SYRI PËR TË GJITHË. Por tani ky shef policie po merr veten nga plagosja dhe hijeshia e tij jugore është errësuar nga krizat e panikut dhe ankthet. Ai ndihet si lëvozhga e zbrazët e atij që qe dikur. Nashi nuk do të lejojë askënd të mësojë se po vuan. Por fqinja e tij e re, Lina e zgjuar dhe seksi, pikas dritëhijet e tij. Si rregull, ajo nuk është tifoze e kontaktit fizik kur nuk e fillon ajo vetë, por nuk kupton pse prekja e Nashit është ndryshe. Edhe ai ndien për të. Lidhja fizike midis tyre është e rrufeshme: Nashin e dalldis, kurse Linën e bën të pyesë veten nëse ia vlen rreziku i eksplorimit.

LINA KA SEKRETET E SAJ DHE SIKUR NASHI TË ZBULOJË ARSYEN E VËRTETË PSE AJO GJENDET NË QYTET, NUK DO TA FALË KURRË.

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete. Dhe me të vendosur që ta bëjë Linën të tijën, Nashi nuk do të tërhiqet më.... edhe pse një gjë e tillë mund ta vërë përballë rrezikut për jetën.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë