I ri Cmim i reduktuar! Histori te pazakonta zonjash shqiptare Shiko më të madhe

Histori te pazakonta zonjash shqiptare

Loreta Vaso, Argita Zalli, Detina Zalli SET0362

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set me dy libra ne kemi perzgjedhur tri zonja, ne te cilat na vijne historite e tyre brenda dhe jashte Shqiperise: Lindita Myzyri, Argita dhe Detina Zalli. Jane histori te cilat jo vetem frymezojne por deshmojne fuqine e gruas per te bere ndryshime ne jete. Ne keto dy romane non-fiction do te mesoni histori njerezore te cilat do t’ju motivojne edhe ju lexues.....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permba:

“U mbajta te parajsa” nga Loreta Vaso

Romani biografik i shkruar nga Loreta Vaso sjell historinë reale të mjekes së njohur Lindita Beqiri Mezini, duke zbuluar hap pas hapi dramat e një personazh real, një gruaje që nuk është dosido. “Doja shumë të shkruhej historia reale e jetës sime ‘lakuriqe’, për të përcjellë mesazhe tek ato nëna, gra, vajza që në jetë mund të kenë kaluar situata të vështira”, – thonë në fund vetë Lindita. Por, autorja ia ka arritur që të përcjellë “amanetin” e personazhit real, të sjellë personazhin e Lindës si gruaja që rilind pas çdo vështirësie, që mëson pas çdo pengese dhe që bëhet më e fortë pas çdo sfide. 

 

“Miremengjes, shprese” nga Argita Zalli, Detina Zalli

Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu.

Prindërit e tyre ishin të vendosur të largoheshin me qëllim që të mbronin të jo vetëm të ardhmen e vajzave, por vetë jetën e tyre. Pas shumë e shumë peripecish, ata arritën të merrnin arratinë, por vetëm për t’u gjendur brenda një makthi tjetër, kësaj radhe si refugjatë. Me shpirt luftarak dhe vendosmëri, ata u përpoqën të ecnin përpara. Kur tragjedia pllakosi sërish, duke iu kanosur gjërave më të shtrenjta që kishin, vajzave iu desh të përballeshin me çmimin e lartë që kishin paguar për të mbijetuar.

Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë