I ri Cmim i reduktuar! U mbajta te parajsa Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

U mbajta te parajsa

Loreta Vaso A-008533

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani biografik i shkruar nga Loreta Vaso sjell historinë reale të mjekes së njohur Lindita Beqiri Mezini, duke zbuluar hap pas hapi dramat e një personazh real, një gruaje që nuk është dosido. “Doja shumë të shkruhej historia reale e jetës sime ‘lakuriqe’, për të përcjellë mesazhe tek ato nëna, gra, vajza që në jetë mund të kenë kaluar situata të vështira”, – thonë në fund vetë Lindita. Por, autorja ia ka arritur që të përcjellë “amanetin” e personazhit real, të sjellë personazhin e Lindës si gruaja që rilind pas çdo vështirësie, që mëson pas çdo pengese dhe që bëhet më e fortë pas çdo sfide.  

Më shumë detaje

353 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376176

1 105 Lekë

-15%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Të njohësh edhe romanin, edhe personazhin që i kushtohet romani, është një gjendje e rrallë, e paprovuar për shumë lexues, ku në të shumtën e herëve e ke të vështirë që të gjesh rrënjë dhe degë; por këtu ndodhemi përballë një realiteti tjetër: Sigurisht, çdo lexues që nuk i njeh personazhet apo historitë e këtij libri, mund ta lexojë librin fare mirë si një fiction dramatik, por, për ata që e kanë jetuar dramën e doktoreshës, nuk mund të mos befasohesh me mjeshtrinë e rrëfimit, me mënyrën e sendërtimit të personazhit, me paralelet mes natyrës dhe personazheve; me eksplorimin e botës së brendshme të personazhit dhe në shpalosjen e tij në të gjitha përmasat dhe dimensionet; si mjeke, si nënë, si bashkëshorte, si motër, si mikeshë, etj. Ky roman ka në qendër një grua dhe si i tillë, fare mirë mund të ishte edhe një vepër feministe, por nuk është mo-ta-mo i tillë; pra, nuk jemi përballë romanit klasik feminist, pasi nuk merr asnjë trajtë të të gjitha llojeve të feminizmit që ne njohim nga letërsia e përbotshme e këtij lloji; por ky roman sjell modelin e femrës së munguar, të femrës sesi duhet të jetë, të femrës që lufton çdo ditë për të shpalosur vetveten, sado e vështirë që të jetë rruga e saj. Pra, sjell një model tjetër feminizmi, – të atij feminizmi që ka nevojë shoqëria jonë në çdo kohë.

Një personazh të tillë si Linda është e vështirë ta takosh në një mjedis ku individi plazmohet apo dorëzohet, ku viktimizohet apo zhbëhet. Linda nuk është e tillë: Ajo është burimi i energjisë për çdo grua që do të sfidojë dhe modeli i gruas që çdo burrë do të donte ta njihte, ta kishte mike apo ta kishte në krah; Të gjitha këto përmasa të personazhit i sjell natyrshëm në të gjitha historitë njerëzore autorja e cila të duket sikur është edhe dëshmitare, edhe rrëfimtare edhe vetë gruaja, duke e bërë lexuesin që të përjetojë në çdo moment ankth, tension, frikë dhe të papritura, paçka se përballë ka një grua që nuk epet për asnjë çast.

REVIEW

Historia e secilit prej nesh mund të jetë e denjë për roman apo film në përditshmërinë që jetojmë por, historia e Lindës është ajo që i ka munguar letërsisë bashkëkohore, – i ka munguar zhanrit, i ka munguar modelit të gruas dhe humanitetit tonë. Duke i qendruar besnike historisë së personazhit, ajo i ka sjellë lexuesit një roman biografik të pazakontë, me vlera të shumëfishta.    

Dr. Albert Gjoka

Për më shumë, përshtypjen e plotë e gjeni tek këtu, tek LINKU

Të dhëna

Faqe352
ISBN9789928376176
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo
RomanMotivim&Vetëdije