I ri Cmim i reduktuar! Dy mentore per parane 2022 - Set Shiko më të madhe

Dy mentore per parane 2022 - Set

Steven Bartlett, Ramit Sethi A-008578

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sigurisht, mentori me i mire per te bere para eshte Robert Kiyosaki me librin “Babai i pasur, babai i varfer” por ne kemi listuar dy libra te tjere, te vleresuar per momentin si libra te autoreve qe kane shenuar suksese te shpejta ne kohen tone dhe kane trajnuar te tjeret ne rrugetimin per tu pasuruar. Ky set eshte pikerisht per ata njerez qe i kane hyre asaj rruge.

Më shumë detaje

1100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 430 Lekë

-10%

2 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:
“Milioner seksi dhe i lumtur” nga Steven Bartlett
Në këtë libër gjeni këshilla të miat: Si një 18-vjeçar me ngjyrë, i vetmuar, trokë, i pasigurt që kishte braktisur universitetin e që vinte nga një familje e falimentuar, kisha shënuar në ditarin tim se dëshiroja që, deri në moshën 25 vjeç, të isha bërë një “milioner seksi dhe i lumtur”.
Si mbusha 25 vjeç, isha një multi-milioner që kishte krijuar një biznes me vlerë 300 milionë dollarë. Është ironike, por me të arritur synimet që i kisha vënë vetes, zbulova se kisha gabuar në thuajse të gjitha gjërat...
Bota më kishte mashtruar. Më kishte gënjyer për mënyrën sesi të arrija përmbushjen, dashurinë dhe suksesin, për arsyen se pse ato gjëra kishin atë vlerë, si dhe për domethënien e vërtetë të atyre fjalëve. Po e humbasim veten tonë.
Po gjurmojmë gjërat e gabuara, po bëjmë pyetjet e gabuara duke e ndotur mendjen tonë gjithnjë e më tepër. Ka ardhur momenti që të ndalojmë, të rezistojmë dhe të rimendojmë strukturën themelore sociale mbi të cilën janë ndërtuar jetët tona. Në këtë libër unë jam përpjekur të zhvesh gënjeshtrat më popullore mbi lumturinë – të cilat nuk janë trajtuar më parë – e që na kanë nxitur t’u besojmë verbërisht.
Do të nxjerr në dritë burimin e këtyre mashtrimeve, do të analizoj nxitjet që i shtyjnë dhe do t’i zëvendësoj ato me një grup idesh të provuara shkencërisht. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të keni një jetë vërtet të përmbushur, plot me dashurinë që ju kërkoni dhe me suksesin që ju meritoni.

“Do t’ju mesoj te jeni te pasur” nga Ramit Sethi
Në këtë botim, Ramiti ju mëson si të zgjidhni investimet afatgjata dhe llogaritë e duhura bankare. Me këndvështrimin e tij karakteristik, plotësisht serioz, ai tregon si të shtrydhni çdo përfitim të fshehtë nga karta juaj e kreditit.
Si të lani borxhet dhe kreditë studentore.
Ju mëson fjalët e sakta si të negocioni për rritje rroge.
Si të krijoni një sistem automatik të parave dhe pastaj të vazhdoni jetën pa e vrarë më mendjen.

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë