I ri Do t’ju mesoj te jeni te pasur Shiko më të madhe

Do t’ju mesoj te jeni te pasur

Ramit Sethi A-008455

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë botim, Ramiti ju mëson si të zgjidhni investimet afatgjata dhe llogaritë e duhura bankare. Me këndvështrimin e tij karakteristik, plotësisht serioz, ai tregon si të shtrydhni çdo përfitim të fshehtë nga karta juaj e kreditit. Si të lani borxhet dhe kreditë studentore. Ju mëson fjalët e sakta si të negocioni për rritje rroge. Si të krijoni një sistem automatik të parave dhe pastaj të vazhdoni jetën pa e vrarë më mendjen.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005120

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

17 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

PINI KAFE MAKIATO SA T’JUA KETË QEJFI. Shpenzoni me tepri për gjërat që ju pëlqejnë. Jetoni jetën tuaj të pasur, në vend që t’ju vrasë ndërgjegjja për çdo

shpenzim që bëni. Kjo nuk është këshilla tipike e një eksperti financiar. Me programin gjashtëjavor të Ramit Sethit, ju vendosni vetë për jetën tuaj të pasur – nëse do të udhëtoni në Bora Bora, do të paguani për pensionin e prindërve, apo thjesht, do të firmosni çekun kur dilni me miqtë – dhe e përdorni këtë program për t’i arritur synimet brenda një kohe të shkurtër.

Gjashtë javë për të arritur kontrollin financiar

Në javën 1, optimizoni kartat e kreditit, mësoni saktë si të negocioni për të fshirë gjobat e overdraftit dhe për të shtrydhur përfitimet.

Në javën 2, hapni llogari bankare pa tarifa dhe me interes të lartë, që nuk do t’ju gërryejnë.

Në javën 3, hapni një llogari Roth IRA ose një llogari 401(k).

Në javën 4, mësoni si të kurseni qindra dollarë në muaj dhe të keni ende para për të blerë çfarë ju pëlqen.

Në javën 5, automatizoni llogaritë, që ato të punojnë të ndërlidhura.

Në javën 6, shikoni se si investimi është mënyra e vetme më e rëndësishme për t’u pasuruar – dhe për të krijuar një portofol vetëm tuajin.

Gjithashtu do të gjeni material si të kapërceni pengesat psikologjike, dashuri dhe para, opsione të reja investimi dhe histori të vërteta, se si lexuesit zbatojnë parimet e Ramitit për të bërë një jetë të pasur.

REVIEWS

“Një zë i veçantë lidhur me paratë, një zë që i drejtohet sidomos... brezit të tij.”

– San Francisco Chronicle

“Mos u gaboni nga stili i lehtë dhe joklasik i këtij libri. Ai përmban këshilla serioze lidhur me vendimet mbi financat personale, nga hartimi i buxhetit dhe kursimet, deri te shpenzimet dhe investimet.”

– Burton G. Malkiel, autor i “Një shëtitje e rastit në Uoll Strit”

 “Ramit Sethi është ylli në ngritje në fushën e shkrimeve për financat personale... i harmonizuar në mënyrë të jashtëzakonshme me ndjeshmëritë e brezit të tij. Stili i tij është pjesërisht ai i një vëllai dhe pjesërisht ai i një gjeniu të Silicon Valley, i përzier me pak harbutëri të San Franciskos.”

– San Francisco Chronicle

“... një nga sajtet tona financiare personale të parapëlqyera.”

– LIFEHACKER

“Mënyra më e lehtë për t’u bërë i pasur është trashëgimia. Kjo është mënyra e dytë më e mirë: njohuri dhe pak disiplinë. Po të jesh mjaftueshëm i vendosur për të bërë gjënë e duhur, Ramit do t’ju tregojë si bëhet. Jashtëzakonisht i rekomanduar.”

– SETH GODIN, AUTOR I “THIS IS MARKETING”

“Perceptimi i zakonshëm për librat lidhur me financat personale është se këshillat janë të mbushura me fjalë dhe zhargon teknik. Në këtë drejtim, “Do t’ju mësoj të jeni të pasur” përbën një befasi të plotë. Ai është shkruar me stil jashtëzakonisht të thjeshtë por që nuk do të thotë se përmban këshilla pa vlerë. Përkundrazi, në të ndryhet informacion me vlerë se si mund t’i administrojnë paratë fillestarët.”

– ECONOMIC TIMES

“... veçanërisht tërheqës për brezin më të ri; lexohet lehtësisht dhe është shkruar me gjuhë të thjeshtë.”

– BUSINESS INSIDER

Të dhëna

Faqe424
ISBN9789928005120
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë