I ri Cmim i reduktuar! Romancat e plazhit 2022 Shiko më të madhe

Romancat e plazhit 2022

Emily Henry A-008567

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Emily Henry eshte nje autore qe njerezit e zgjedhin ta lexojne me kenaqesi gjate pushimeve verore. Per kete arsye, ne kemi perzgjedhur dy prej romaneve te saj, te cilat kane ardhur ne shqip nga shtepia botuese Bota Shqiptare.

Më shumë detaje

98 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra, permban:

“Libri i veres” nga Emily Henry
August Evereti është shkrimtar i njohur i letërsisë artistike, i vlerësuar nga kritika letrare. Xhenjuëri Endrijus, nga ana tjetër, shkruan komedi të lezetshme romantike që kanë pushtuar majat e klasifikimit të librave bestsellerë.
Ai është një shkrimtar serioz, por nuk mund të flasë për ndjenjat. Ajo është një avokate e dashurisë së përjetshme dhe një fundi të lumtur.
Nuk kanë asgjë të përbashkët, vetëm se tre muaj me radhë do të jenë fqinjë në vilat e plazhit. Të dy vendosin të sfidojnë njëri-tjetrin dhe arrijnë një marrëveshje që do t’i nxjerrë nga zakonet e tyre krijuese:
Augusti do ta kalojë verën duke shkruar një romancë me fund të lumtur dhe Xhenjuëri do të shkruajë Romanin e Madh Amerikan të radhës.
Ajo do ta çojë Augustin në ekskursione të denja për komedi romantike dhe ai do ta marrë me vete gjatë intervistës me pjesëtarë të mbijetuar të një kulti të padëgjuar. Secili do të shkruajë librin e tij dhe askush nuk do të bjerë në dashuri. Vërtet?

Njerezit qe njohim ne pushime” nga Emily Henry
Popi dhe Aleksi, dy shokë të ngushtë. Dhjetë pushime verore. Një shans i fundit për të rënë në dashuri. POPI DHE ALEKSI. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi e të lexojë libra.
Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë. Pjesën më të madhe të vitit jetojnë të ndarë – ajo në Nju-Jork Siti dhe ai në qytetin e tyre të vogël të lindjes – por çdo verë, gjatë një dekade të tërë, kanë bërë nga një javë pushime të shkëlqyera bashkë.
Deri dy vite më parë, kishin prishur gjithçka. Madje, as që kanë folur më. Popi ka gjithçka që dëshiron, por jeta e saj ka ngecur në vend. Kur dikush e pyet kur ka qenë hera e fundit që është ndier vërtet e lumtur, ajo s’ka asnjë dyshim se ishte ai udhëtimi i fundit fatkeq me Aleksin.
Prandaj, vendos t’i mbushë mendjen shokut të saj më të ngushtë që të shkojnë edhe një herë me pushime – t’i hapin kartat mbi tryezë, që të sqarohen.
Si për mrekulli, ai pranon. Tani, ajo ka një javë për të ndrequr gjithçka. Të nxjerrë në pah të vërtetën e madhe që ka qëndruar vazhdimisht e heshtur brenda marrëdhënies së tyre në dukje të përsosur. Çfarë ka mbetur për t’u humbur?

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë