Cmim i reduktuar! Autore bashkekohore shqiptare per femije 2021 Shiko më të madhe

Autore bashkekohore shqiptare per femije 2021

Rovena Rrozhani, Anila Mullahi Elezi A-000513

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set librash “Fani ne kerkim te drites” dhe “Ne boten magjike te Henrit”, kemi sjelle dy autore te reja te letersise per femije: Rovena Rrozhani dhe Anila Mullahi Elezi, ne perpjekjen qe lexuesit e vegjel te njohin zhvillimet e kesaj letersise si dhe te zbaviten me boten dhe personazhet e ketyre dy shkrimtareve

Më shumë detaje

1100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Fani ne kerkim te drites” nga Rovena Rrozhani

Është një përrallë e fuqisë së shpirtit, dritës brenda vetes dhe dashurisë për mjedisin. Ky libër shoqërohet me vizatimet fantastike të Artur Dautit

Në botën e pyllit, një mbretëri xixëllonjash është gati për natën e xixëllimit. Mes mijëra xixash dhe xixushësh është Fani, një xixë që pret të bëhet xixëllojë. Krejt ndryshe nga sa e priste, nata e xixëllimit nuk ishte për të. Fani niset në një udhëtim plot aventura për të gjetur dritëzën e humbur, e teksa kërkon me këmbëngulje të ndryshojë jetën e saj, ndikon në jetën e të tjerëve dhe të një qyteti. Një përrallë për besimin në vete, këmbënguljen për të bërë realitet ëndrrat, pavarësisht sa ndryshe mund të jesh nga të tjerët.

“Ne boten magjike te Henrit” nga Anila Mullahi (Elezi)

Është fakt që rrugëtimi i këtij libri sapo ka filluar, por gjithashtu është fakt që ky rrugëtim ka nisur prej kohësh. Qyshkur një djalë i vogël dëshironte të dëgjonte pambarimisht përrallat e shumta, të gjata a të shkurtra, por tejet të larmishme që dinte mami; në fakt, që mami i krijonte për të. Sipas vendeve që atij i ngjallnin interes, sipas kafshëve që e magjepsnin, sipas situatave me të cilat filloi të përballej në ditët e para të kopshtit, sipas nevojës së tij të çastit dhe sipas dëshirave të shprehura me plot gojë. Dhe një ditë, kur djali i vogël u rrit paksa, mami përzgjodhi më të bukurat e përrallave që kishte treguar për t’i bërë bashkë në këtë libër, në mënyrë që t’i ndante me çdo fëmijë, duke e bërë pjesë të botës së tyre, pjesë të botës magjike të Henrit.

Në botën magjike të këtij libri me përralla mund të ndodhë gjithçka. Imagjinoni, në një ditë vere mund të takoni një oktapod që ju hap zemrën për problemet e tij, ndërsa një natë dimri mund të takoni babagjyshin e Vitit të Ri, që ju kërkon ta ndihmoni për të shpërndarë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët.

Në këtë botë magjike, nëse humbet rrugën për në shtëpi, kafshët bëhen udhërrëfyesit e tu e xixëllonjat të ndriçojnë rrugën gjatë natës. Në magjinë e këtyre përrallave mund të kërcesh në një ballo ku marrin pjesë të gjitha kafshët nënujore, por të duhet një veshje balloje. Mendo si mund të duken balenat me smoking, ose gaforret me fustan.

Mund të marrësh këshilla nga një elefant që është shumë i zgjuar e fatmirësisht bëhet miku yt, por mund të ndodhë që t’ju ndihmojë një breshkë uji e cila njeh magjinë e bukurisë së përjetshme.

Në këto përralla mund të shohësh sesi luajnë së bashku një delfin dhe një peshkaqen pa e ditur se ata janë armiq, sepse dëshira për të luajtur është më e madhe se çdo lloj frike. 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë