I ri Kënga popullore qytetare e Elbasanit Shiko më të madhe

Kënga popullore qytetare e Elbasanit

Kastriot Tusha TO0687

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi. 

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376015

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përkatësia e tij nga treva e këngës që ai ka marrë në shqyrtim, ia lehtëson vendosjen e objektit të studimit në një kontekst sa më funksional, sepse ajo njohje vjen e bashkëshoqëruar me informacionin organik që ai zotëron si frymë e si dije qoftë për muzikën, por sidomos aspektet kulturore dhe frymën ku është ngjizur ai lloj muzikor.

Materiali tejet i gjerë që sillet përmes studimit, lehtëson dhe mundëson zhvillimin e kompetencës muzikore të çdo individi, duke qenë i vlefshëm edhe për grupmosha të caktuara shkollore për të cilat formimi muzikor është një ndër përbërësit e rëndësishëm të formimit të tyre estetik. Për gjithë vlerat që punimi bart, botimi i tij do të nxisë e ushqejë kërshërinë e lexuesit të grupmoshave të ndryshme, e po ashtu të trevave të ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të kenë mundësinë të kenë në dorë një material të vlefshëm për formimin e tyre kulturor, muzikor dhe estetik.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928376015
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë