I ri Antologji e poezise bashkekohore greke Shiko më të madhe

Antologji e poezise bashkekohore greke

Grup autorësh A-000525

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Antologji e poezise bashkekohore greke i ofron lexuesit shqiptar një përzgjedhje të pashoqe të disa prej zërave më të pasur dhe më emocionues të kohës sonë. Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Berk
ISBN9789928466624

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i nevojshëm për këtë shekull të njëzetenjëtë, duke e çuar lexuesin në zemër të përvojës aktuale të jetuar.

Kohët e fundit Greqia është bërë qendër e disa prej konflikteve më të pazgjidhshme të ditëve të sotme, me krizën ekonomike dhe atë të refugjatëve, duke çuar në fuqizim të idiomës poetike.

Askund nuk është kjo më e dukshme sesa në këtë antologji magjepsëse, e cila mbledh së bashku një tubë të pasur poezish në përgjigje të një angazhimi moral dhe politik të përbashkët.

Boshtet ndjesore, rreth të cilëve sillen poetët janë komunikimi me paraardhësit, vetënjohja, dashuria pa përgjigje, brenga e vendlindjes së braktisur, identiteti shoqëror, të shprehura këto përmes riciklimit të fgurave mitike, autoironisë dhe kritikës historike.

Pavarësisht afërsisë dhe komunikimit, çuditërisht, marrëdhëniet letrare të dyanshme mes shqiptarëve dhe grekëve janë shumë më të varfra se marrëdhëniet njerëzore, ekonomike, politike dhe, së fundmi, edhe ato gjeo-strategjike të këtyre 30 viteve të fundit.

Në këtë vështrim, kjo antologji, e përbërë dhe nga poetë që kanë banuar ose vijnë nga jashtë kufijve administrativë të vendit, ngre vetvetiu pyetje mbi çfarë do të thotë të shkruash poezi kombëtare në shekullin XXI.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe418
ISBN9789928466624
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Cunga