I ri Kërcim në bosh Shiko më të madhe

Kercim ne bosh

Timo Flloko BD0531

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bota është një bosh i madh, është i pafund: “Nis e sos ku ta mendosh”. Këto janë reflektime metafizike dhe shpirtërore të Timo Fllokos, ku janë përfshirë edhe tekste këngësh të njohura nga autori. Sigurisht, ky libër është konsideruar edhe një dedikim që Timo Flloko e ka bërë për të dashurit e tij më të shtrenjtë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Damo
ISBN9789994305285

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të gjitha poezitë e Timo Fllokos, që ka bërë në kohë të ndryshme, janë shndërruar në këngët më të bukura të dashurisë. Është e rehatshme për veshin që mos të shkojë larg me mendime kur shijon vargje me muzikë të mirë, prandaj autori i tekstit ngelet pak i distancuar, por është rasti më i mirë sot, për të gjithë ata që kanë ngelur (nëse ka të tillë) pa më- suar që, nëse jemi afeksionuar tepër pas disa këngëve të Ardit Gjebreas a Pirro Çakos, është sepse teksti ka qenë i Timo Fllokos! Prej pak ditësh, konkretisht prej 14 shkurtit që sapo shkoi, autori ka nxjerrë në treg librin “Kërcim në bosh”, të dytin me poezi pas “Robi i manive”.

Përtej dashurisë si e tërë, me ndjesi subjektive e figura të krijuesit që lexohen ose jo ashtu siç ai ka dashur t’u japë formë (sepse poezia e tillë është), këtë herë, nëpër faqe, nuk e ke të vështirë të kuptosh se ke hyrë edhe brenda zemrës së shtëpisë së tij. Aty ku nuk ka shumë pjesëtarë, por ka secili vargje të dedikuara. Aty është Linda…I ati e sjell me vargje si të përrallave, jetën e së voglës të madhe, që nga koha e pashlyeshme kur e shihte të luante me idhujt e saj, Borëbardhën dhe shtatë xhuxhmaxhuxhët, deri në ditën që ajo vetë u bë protagonistja e përrallës së saj të bukur, me princin që iu bë real, pranë qiellit, për çudi!… Në raste si këto, poetin e ndien më të afërt, sikur ngrohet, kur të vjen me vargje për bijën e tij. Nuk ke nevojë, fjala vjen, të hamendesh a të pyesësh atë vetë se ç’i shkrepi që u ul të shkruajë “Një princ për Lindën”…JO! I ke të gjitha aty, Lindën e bukur dhe ceremoninë e saj të martesës në Izrael, që sado vite të shkojnë, nuk do harrohet. Në këtë rast sheh babanë, që pas një cepi të lumturisë, sintetizon vitet me buzëqeshje të madhe. Në raste si këto, e përfytyron poetin vetëm ditën, me dritë! Nuk e përfytyron shëtitjeve të tij të përhershme, vetmitare, nga kodrat e liqenit. Nuk e përfytyron as nën ndonjë dritë të zbehtë duke shtrydhur metafora! E qeshura e Lindës nuk të lejon… Njësoj ngjet edhe me nipërit…

Davidin dhe Jonathanin, sepse erdhi çasti të thurë vargje edhe për ta… Nipat çamarrokë, vijnë të dy me sytë e atij që s’ka pamje më të dashur, veç syve të të dashurve. “Tej në net të largëta, së toku me yjtë, unë dikur do zbres, si frymë a si shpirt…malli i pamat, te ta do t’më kthejë, si premtim i hershëm, jetës që përtej…” Energjia me të cilën e mbush përditshmërinë prania e tyre, sa herë luan me ta kur është në Amerikë, e kanë bërë Fllokon t’iu kushtojë vargjet më të gjata, të thjeshta sa pafajësia e fëmijës e grindavece sa ‘luftërat’ mes vëllezërve. Në gjithë sa thamë më sipër, Timo Flloko nuk ka qenë i vetëm! I ra një yll, e kapi dhe krijoi me të gjithë ç’i dha dashuria! Nuk i vuri emrin që i dinë të gjithë, e thirri vetëm për vete, ‘V’, sepse vetëm ai e pa, tek u fik e ra…”E preka me sy, u fik e ra, në humbësi…/Mendoj për ty/ Nesër, sa të lindë dielli/ krahët të m’i shkrijë/ si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”…Dashuria këtu i largohet përrallës, kthehet në vetjake, me përfytyrime të ndezura e nevoja të tjera. Ne thërrasim Vera, poeti vetëm ‘V’, ndërsa dashurinë, përherë enigmë, edhe ne, edhe poeti.

Nëna e poetit është në dy poezi! “Shpirti” dhe “Lejleku misterioz”…Ajo tani është shpirt, vjen prej gjithësisë përmes dashurisë. Poeti bëhet sërish fëmijë, naiv e i paditur. E pyet nënën njësoj siç bëjnë fëmijët e gjithë botës “Si erdha unë në jetë, nga krahët a me lejlek?! A nuk e bëjnë të gjitha këto, më të afërt poetin, të pa rol aktorin?! Flloko do të ishte njësoj konkret, me një thjeshtësi të butë, edhe kur shkruan për diell a det, por, nëse braktiste ata që do, nëse nuk u vinte emra në këtë bashkim të ri poezish, do vinte një ditë që do kuptonte se pa ta, dot s’jetonte!

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe125
ISBN9789994305285
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë