Heraldiket e Bores Shiko më të madhe

Heraldiket e Bores

Niko Kacalidha A-008893

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Poeti Niko Kacalidha, i cili jeton dhe krijon ne Greqi, vjen para lexuesit shqiptar me nje permbledhje te re poetike, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391025

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Poeti Niko Kacalidha, i cili jeton dhe krijon ne Greqi, vjen para lexuesit shqiptar me nje permbledhje te re poetike, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri

 

PERSHTYPJE:

Niko Kacalidha është në radhë të parë poet, një poet me zanafillë greke, me një poezi metaforike surrealiste brilante, përqasur herë me zymtësinë e Seferis dhe me dritësinë e Elitis, dhe herë me detaje shqiptare të gurit, të malit, të dritës dhe të detit, të pranishme këto në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij, gjë që e bën poezinë e tij ballkanike, me ngjyra mesdhetare, pranuar edhe nga lexuesit e kualifikuar europianë. Poet me zanafille greke, por me shprehje shqiptare në një pjesë të ndjeshme të krijimtarisë së tij, pas rënies së komunizmit, ai iu kthye gjuhës greke, në  të cilën vazhdon të shkruajë sot. Krijues me dy identitete, ai është po aq poet i talentuar në të dyja, duke përberë për studiuesit një rast të veçantë, kur i njëjti shpirt poetik shfaqet në gjuhët kaq të ndryshme siç janë shqipja me greqishten. Në fillimet e tij ai është pritur me ngrohtësi e fisnikëri prej kolegëve të tij shqiptare, siç është pritur, pa dyshim, më pas prej sivëllezërve të tij grekë. Poezia e Niko Kacalidhës, po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjese në historinë e re, asaj që i përket e ardhmja, te gadishullit ballkanik.

Ismail Kadare

Niko Kacalidha ka shkruar vjersha të mrekullueshme, me një gjuhe të lartë poetike e kulturë për admirim. Niko Kacalidha është jo vetëm poeti më i plotë i minoritetit grek, por edhe një ndër poetët e shquar në Shqipëri. Ai nuk është poet vetëm i Shqipërisë apo i Greqisë, është një poet ballkanas dhe më gjerë një poet europian, një poet modern me kuptimin e gjerë të kësaj fjale, i dendësisë së figuracionit dhe veçanërisht të metaforave të dhëna shkallë-shkallë me një kursim prej artisti.

Dritëro Agolli

Të dhëna

Faqe500
ISBN9789928391025
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë