I ri Indeksi mesatar i lumturisë Shiko më të madhe

Indeksi mesatar i lumturise

David Machado PE0208

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928162878

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado. Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike.

Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në identitet, duke shpëtuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të.

Ky roman hedh pikëpyetje të rëndësishme mbi rolin që luajnë arritjet e sukseset, apo çfarë njihen botërisht si të tilla, në lumturinë tonë. A janë vërtet këto që na bëjnë të ndihemi të lumtur? Apo ndoshta janë gjërat e vogla: një falënderim, një buzëqeshje e ngrohtë, përqafimi i fëmijëve, mbështetja e partnerit… Ndoshta të tjerat janë thjesht një stoli e bukur, antike, por e rëndë, shumë e rëndë. Kush e ka, e mban me krenari, me xhelozi, por kur nuk e kemi, kur fati na bën ta humbim, ndihemi më të lehtë, më të lirë, më vetvetja.

Kritika

“Indeksi mesatar i lumturisë” është një libër i shkëlqyer, që përballet me tematika të rëndësishme të aktualitetit, në mënyrë origjinale, duke na shtyrë drejt reflektimit; megjithëse është dramatik, di ta bëjë lexuesin të buzëqeshë, falë stilit të gjallë dhe perspektivës shpresëplotë, por realiste të protagonistit.

– Libri e cultura

Një nga karakteristikat më tërheqëse të romanit është satira që bëhet me fiksimin tonë të përbashkët me statistikat dhe se si përdoren ato nga ekonomistët e politikanët, për të përcaktuar nivelin e lumturisë. Është një qasje thellësisht antiteknokratike…

Jo se numrat nuk kanë rëndësi. Kanë. Por shpesh, siç sugjeron Machado, duket se harrojmë historitë njerëzore që fshihen pas tyre.

– Euractiv.com

Prekës, realist, shpresëdhënës dhe herë-herë frymëzues, “Indeksi mesatar i lumturisë” duhet të lexohet nga ata që kanë nevojë për një ngritje morali letrare.

– Star2.com

Danieli është një nga ata që i stërhollojnë gjërat me mijëra pyetje, para se të bëjnë çfarëdolloj veprimi. Kjo është ajo që e bën libri të mrekullueshëm dhe shumë të këndshëm, paçka vështirësisë dhe pandjeshmërisë së një epoke.

Çështja e solidariteti zë gjithë pjesën e fundit të romanit […] Nuk përbën ndonjë risi të bujshme natyrisht, por në këtë botë të koklavitur, të copëzuar dhe brutale, kërkimi i lumturisë mbetet një kërkim themelor te qeniet njerëzore siç jemi ne.

– SensCritique.com

“Dramatik, realist, herë-herë i hareshëm: ky është një roman mbi shpresën, një rrëfim që na mëson shumë mbi veten tonë. ”

Maria do Rosário Pedreira

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe262
ISBN9789928162878
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiIlirjana Agalliu