Murgu Shiko më të madhe

Murgu

Artan Fuga BPA002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një pasion ndryshe i Akademik Artan Fugës, që përmes këtij romani reflekton në raportin e pavdekësisë, shpirtit, moralit dhe parasë

Më shumë detaje

293 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9780028425676

1 350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur: Njëra kohën tonë, në një apartament buzë detit, në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Çfarë lidhjesh kanë këto dy grabitje me njëra-tjetrën? Dy njerëz hetojnë për të zbuluar grabitësit: Etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, dhe murgu mesjetar, Martin de Chassagne. Përgjatë hetimeve, duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë, ata zbulojnë njëri-tjetrin, përballen me enigma. të papritura, dhe hedhin dritë, secili kohën e vet, mbi epokat kur kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdekësinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij.

Nëpërrmjet një rrëfimi sa filozofik aq edhe historik, libri i rimerr këto tema për t'ia paraqitur lexuesit nëpërmjet dramave dhe sfidave të personazheve të tij.

Artan Fuga: Pse ngjarjet e romanit Murgu vendosen në Durrës dhe pastaj në qytete europiane?

Sepse Durrësi është pika nyje e asaj kulture të vjetër nga rrjedhim ne, një pikë kontakti, rivalitetesh dhe bashkëpunimesh midis kulturës iliro-arbnore dhe asaj greko-helene dhe romako-italiane.

Unë besoj se asnjë qytet tjetër në vendin tonë nuk e ka këtë potencial kaq të madh sa Durrësi.

Murgu vjen në Durrës dhe e përshkruan atë në Mesjetë. Vend përzjerjes kulturash, feshë, rivalitetesh midis Bizantit dhe qyteteve italiane, sidomos mbretërisë të Napolit, në një pikë ku ndihet ringjallja e princërve dhe fisnikëve shqiptarë, dhe ardhja e osmanëve. Formula e pagëzimit në shqip që formuloi arqipeshkvi i famshëm atje shpreh një ikje nga latinishtja institucionale. Ajo dëshmon si vazhdimësinë iliro-arbnore ashtu edhe gjenezën e hershme të parardhësve tanë.

Popujt e tjerë europianë në atë kohë ishin mbrapa me institucionalizimin e gjuhëve vendase duke vazhduar latinishten si gjuhë elitare.

Pozita strategjike e Durrësit e bënte atë pikë nevralgjike midis Lindjes dhe Perëndilmit, midis Jugut dhe Veriut të Europës çka dëshmohet sidomos me rrugët romake, me kalimin e kryqtarëve, me rivalitetet mes Bizantit dhe Romës për ndikimet fetare në këtë trevë, më parë në betejat mes gjeneralëve të republikës romake përreth Durrësit, më parë akoma Durrësi në qendër të luftrave të Peloponezit, etj.

Nëse ne na duhet ta ribëjmë historinë tonë, ta rigjejmë origjinën e identitetit tonë, duhet të shkojmë patjetër në komunikimin kulturor mes ilirëve me qytetërimet greko-romake që e kanë ngjizjen në Durrës.

Jo vetëm Murgu mesjetar vjen në Durrës, por edhe etnologu i ditëve tona Tristan Bardhi jeton dhe punon në Durrës.

Pse në roman nuk përmendet Shqipëria, as Tirana? Kjo vjen sepse autori ka dashur të paraqesi një Europë me kufij shtetërorë të zbehur, një Europë pa kufij. Për të treguar lidhjen me Perëndimin të qytetit të tij, Tristani niset jashtë shtetit gjithmonë me traget.

Të gjitha personazhet janë fiktivë, por jo emrat e kafeneve, lagjeve, rrugëve, në Durrës.

Unë jam i lumtur që Durrësin e kam në qendër të librit tim.Jo rastësisht. Midis Krujës dhe Durrësit si dy kryeqendra të identitetit tonë, unë parapëlqej në këtë libër ta vendos theksin te Durrësi. Për arsyet e mësipërme.

Në këtë video, Artan Fuga shpjegon procesin e shkrimit të romanit:

Të dhëna

Faqe457
ISBN9780028425676
Titulli origjinalPapirus
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori