Cmim i reduktuar! Bota e Sofies Shiko më të madhe

Bota e Sofies

Jostein Gaarder BO0035

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba

Më shumë detaje

34 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-186-82-9

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin

Ky roman i gjatë e i dendur, një “bestseller” në gjuhën amëtare të autorit, norvegjisht, ofron një përmbledhje historike të filozofisë së vendosur në një mister filozofik të maskuar si libër fëmijësh - por vetëm adoleshentë të komplikuar do të ishin pak të interesuar. Sofi Amundsen po mbush 15 vjeçe, kur ajo merr një letër nga njëfarë Alberto Knox, një filozof i cili merr përsipër ta edukojë atë me mjeshtërinë e vet. Pjesë në të cilat ne lexojmë tekstin e mësimeve të Knox për Sofinë rreth parasokratikëve, Platonit dhe Shën Augustinit...

Publishers Weekly

Pas leximit të këtij libri të mrekullueshëm dëshiron që ai të jetë i detyrueshëm në të gjitha shkollat.

Deutsches Allgemeines 

Sonntagsblatt

“Bota e Sofies” është libri më i mrekullueshëm që prej shumë vitesh. Në këtë mënyrë, mendimi dhe meditimi të jep një kënaqësi të madhe.

Die Weltwoche

Një libër i madh që mund të kapet me majat e gishtave dhe mund të mbyllet vetëm me admirim dhe etuziazëm. Një arritje e shkëlqyerë për fjalë, si dhe në kuptimin figurativ.

Die Zeit

Doni të dini më shumë për Historinë e Filozofisë, por nuk ju pëlqen të studioni?

Kjo duhet të jetë zgjidhja për ju!!!

Në “Bota e Sofies” ju do të gjeni një roman interesant, i ndërthurur pothuajse pa shenja dallimi me Historinë e Filozofisë. Është e mundur diçka e tillë? Për Jostein Gaarder po. Ky mësues i mëparshëm filozofie, ka arritur sukses me këtë libër, i cili ka tërhequr edhe ata që zakonisht nuk janë të interesuar në Filozofi dhe, gjithashtu, në njëfare mënyre, të bëhet pjesë e bibliografisë të shumë kurseve studimi të filozofisë.

Unë ia rekomandoj këtë libër gjithkujt që është mjaft kurioz dhe dëshiron ta lexojë atë. Nuk kërkon shumë përpjekje: ju do të mësoni pa qenë të ndërgjegjshëm që ju do të bëni një gjë të tillë. Për sa i përket moshës së lexuesit, mendoj se “Bota e Sofies” mund të lexohet lehtësisht nga adoleshentët, por do të jetë apelues për të rrituri të cilët shijojnë leximin e një libri të mirë.

Përfundimisht, unë besoj se këtë libër ia vlen ta blesh, ta lexosh e ta mbash. Nuk është i përkryer, megjithëse unë mendoj që subjekti i romanit mund të ishte më i mirë. Sidoqoftë, nuk ka shumë gjëra të përkryera në këtë botë dhe fatkeqësisht ajo përfshin librat. Kështu, këshilla ime është: lexojeni atë!! Ju do ta shijoni së tepërmi leximin e tij dhe ju do të pëlqeni ndryshimin e perspektivës që “Bota e Sofies” do t’ju sjellë.

Belen Alcat

Të dhëna

Faqe464
ISBN9928-186-82-9
Titulli origjinalOnufri
Viti i Botimit2015
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri