Seria “Bota e Bebes”

BAO0469

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set përmban 6 libra të cilat janë një dritare e shkëlqyer e fëmijës me botën: trupi, lëvizja, lodrat, natyra, ngjyrat dhe lodrat. Materiali është i padëmshëm për shëndetin e bebes, është i butë dhe me mbushje. Këtu nis dashuria e përjetshme e fëmijës tuaj me librin. Nise bibliotekën e tij me këto libra. Ky set rekomandohet për moshën 0-3 vjeç dhe Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

3 480 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me 6 libra përmban:

1. “Trupi”, të cilin e gjeni edhe te linku:

Ky libër, i ilustruar me bebe që tregojnë me gisht pjesët e tyre të trupit, i mëson fëmijët të njohin dhe të shqiptojnë pjesët e tyre të trupit, shqisat si dhe përse shërbejnë ato. Kopertina: me mbushje, e butë.

2. “Lëvizja”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër i njeh fëmijët me gjërat që lëvizin në natyrë dhe mjedisin përreth. Ata mësojnë se kafshët jetojnë në ujë, në ajër dhe në tokë, si dhe përkatësisht notojnë, fluturojnë, zvarriten, kërcejnë, etj. Gjithashtu, ata mësojnë edhe për mjetet e transportit që përdorin njerëzit për të lëvizur në tokë, në ajër e ujë. Kopertina: me mbushje, e butë.

3. “Natyra”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër i njeh bebet me natyrën dhe dukuritë e saj: qiellin, hënën e yjet, shiun, erën dhe ylberin, për gjethet që bien, për pemët, lulet, frutat etj. Kopertina: me mbushje, e butë.

4. “Frutat”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Frutat janë aq të dashura dhe aq të ushqyeshme për bebet. Ky libër i njeh ato me disa nga frutat që përdoren më shumë në ushqimin e tyre. Përmes ilustrimeve të bukura bebet mësojnë të dallojnë ngjyrat e tyre. Kopertina: me mbushje, e butë.

5. “Lodrat”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër, përmes ilustrimeve të këndshme, argëtuese dhe didaktike, i njeh të vegjlit me lodra të ndryshme dhe I mëson ata se si të luajnë me to. Në këtë libër fëmijët do të gjejnë edhe se cila është lodra e tyre më e parapëlqyer. Kopertina: me mbushje, e butë.

6. “Ngjyrat”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër shumë natyrshëm u njeh fëmijët me disa kafshë, fruta ose sende të dashura për ta, si dhe i nxit ata të dallojnë, të emërtojnë ngjyrat dhe ti grupojnë sendet sipas ngjyrave. Nëpërmjet tij, fëmijët mësojnë që çdo gjë ka ngjyrën e vet. Kopertina: me mbushje, e butë.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha0-3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë