Labirinti i zgjimit Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Labirinti i zgjimit

Adam Foulds TO0205

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Një roman elegant dhe i matur, i saktë dhe i vëmendshëm ndaj botës.”- kështu e vlerëson Sunday Telegraph. Me këtë libër Adam Foulds mori çmimin evropian për Letërsinë në vitin 2011 

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205575

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Pylli i Epingut, 1840.

I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen totale dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr. Methju Ejlenit.

Përtej mureve të institucionit mbretëron natyra, parajsa e Klerit. Për të, një derë e mbyllur është një lloj vdekjeje dhe Kleri dergjet i përmalluar për shtëpinë, për të qenë sërish i lirë... dhe  mendon pa pushim që të arratiset. Bota e izoluar e High Beach-it dhe rënia marramendëse e Klerit në kthetrat e çmendurisë përshkruhen me ngjyra të gjalla në këtë roman, bazuar në ngjarje të vërteta dhe të riimagjinuara në mënyrë brilante.

FRAGMENT NGA LIBRI

Çdo ditë ndryshon nga tjetra, mendoi, çdo ditë shkon e nuk kthehet më.

Dihej se jeta lulëzonte vetëm në njërin prej tyre, një ekzistencë prej hijesh që endeshin nëpër tabanin e pluhurosur të planetit, për arsye që nuk ishin fort të qarta. Dhe kur kujtoi të gjitha stërmundimet nëpër të cilat njeriut të gjorë i duhej të përpëlitej gjatës ekzistencës së tij të shkurtër, përpara se të shkonte në mbretërinë e heshtjes, atë e kaploi një ndjenjë e fortë hidhërimi dhe në fytyrë iu formua një buzëqeshje e trishtë. Ai e dinte mirë që së shpejti kaosi dhe pasojat e tij do të vërshonin në jetën e tij dhe deshi që t’i shijonte ato momente të qeta që po kalonte në vetmi, ashtu, me shifrat që po i thahej boja dhe me letrën e palosur më dysh, i braktisur edhe nga shpresa e fundit. Kështu që, kur dera u hap me furi, ai brofi në këmbë.

Të dhëna

Faqe272
ISBN9789928205575
Titulli origjinalTOENA
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15x23
PërkthyesiGëzim Qendro
RomanRomancë&Pasion