E lire per te dashuruar

Endrikeda Mënaj EM001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Poezia e poeteshës Endrikeda Mënaj, kohës dhe letrave shqipe do t'u mbetet si një poezi e ndjenjave të thella dhe e kujdesit estetik, poezi e vlerave dhe e kërkimeve të vazhdueshme për një shprehje më të bukur, më të avancuar dhe një poezi me vlerë të qëndrueshme

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9786084800095

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njohja me jetën e një poezie*

Është hera e parë, që me një tufë poezish, që frymojnë me fiymën e dashurisë, të takohem, për të njohur jetën e një poezie, që kohës mëton t'ia dhurojë motin, ku dashuria e ka fjalën.

Jo thjeshtë si një dashuri, që di të shfaqet mes rrugëve të jetës, por si një dashuri që ecë rrugëve të jetës, për të mbetur fat, ku qepen shtigjet, për të mbetur vetëm lumturia si shtrat ku e merr gjumin dashuria. E theksuam këtë thënie si shënim sipërfaqësor biografik e gjeografik, për të parë se jeta e poezisë së poetes Endrikeda Mënaj, që jetëson librin "E lirë për të dashuruar", është e qëndisur në fushën e një shpirti, që thekson dy elemente dalluese dhe mbase mjaftë interesante në krijimtarinë letrare shqipe të kohës së re:

-Tema e dashurisë dhe,

- Simbolikat, që zënë vend meritor në të gjitha poezitë, si motiv e ide, për dashurinë.

Ndaj, lirshëm mund të them se: Ndoshta janë këto elemente tejet të dukshme, që ndoshta, motive të tjera që mund t'i dijë vetëm poetja, rreshtohen mes r•eshtave me gjuhën e të gjitha varianteve për të mbetur si simbol trazimi, rrugëve të jetës, që dashuria të mos mbetet e përgjumur.

Këtë e them, sepse nuk do të doja të mbetem i pa kuptuar, duke u përflakur e përcëlluar jo vetëm në hapësirën tokësore të kësaj poezie, por, në atë shpirtërore e më shumë në atë njerëzore, që e shfaq poetja Endrikeda Mënaj në librin "E lirë për të dashuruar", që duket si një metaforë, apo më mirë të themi si një lufte jetike, ku fitimtare del dashuria.

Jo vetëm në aspektin e dashurisë si nevojë jetike, por edhe të imagjinatës poetike, poetesha Endrikeda Mënaj, i ka sendërtuar si vlera letrare me një estetikë të përpunuar, të gjitha lirikat e këtij libri, që kohës i mbeten, si:

•        jetë,

•        halle,

•        përpjekje,

•        triumf dhe,

•        kujtesë.

Prandaj, mund të shprehemi se poetesha Endrikeda Mënaj, me librin e saj "E lirë për të dashumar", ka ca simbolika, ku nuk ka vija dalluese mes jetës reale dhe imagjinatës, ngase, shikuar si tërësi poetike, poezinë në fjalë, na e shfaq jeta reale përballë e autores dhe përbërja e saj si qenie njerëzore, që nuk lejon që poezia t'i takoj imagjinatës, edhe kur ajo ecën në mënyrë estetike për t'u sajuar si një krijim lirik për të portretizuar më mirë vetën, në kohë e hapësirë.

Këtë që e thamë, na e dëshmon jeta e lirikave ose më mirë thënë, poezitë me motive dashurie, që i ndeshim kudo, në secilën poezi dhe gati në secilin varg.

Pra, libri në fjalë i poetes Endrikeda Mënaj, si tërësi organike është lirikë më vete, kudo ka ndjenjë dashurie, erë luleje, fluturim zogu, dhe shpresë për fitore. Me këtë rast, vetëm sa për ilustrim po citojmë disa vargje të shkëputura nga poezi të ndryslune në të cilat dëshmohet se poetja e ka ndërtuar lirikën e dashurisë me mjaft kujdes dhe me një brishtësi specifike:

Jetën e mbylla në një gonxhe, gonxhen ta dhurova ty,

Përse ti petalet ia këpute? Përse jetën ma le përgjysmë?

Ose:

M'u m'pleksën kujtimet në valët e detit,

Në to u hodhe dhe ti.

Notove, humbe diku në thellësi

Dhe prej teje më mbeti vetëm kujtimi.

Ndaj, mund të themi se: lirikat e këtij libri nuancojnë, përkatësisht synojnë vlera të arrira që shoqërohen me gjuhën e motiveve, që dashuria kudo ta ketë fjalën, jo vetëm si një e përjetuar jetike, por edhe si një e kerkuar kur ajo di të humbet mes nesh.

Kështu që, poetesha Endrikeda Mënaj, ecën si një penë e rralle e kohës mbi këto vlera dhe mbi këto refleksione, duke e ndërtuar poezinë e saj, poezi e cila siç theksuam më lart, është rezultat i ndikimeve të rrethit dhe rrethanave të gjithëmbarshme.

Ndaj lirshëm mund të themi se edhe semantika, përkatësisht kuptimi i këtyre ideve, nocioneve dhe i metaforave të shumta është një krijim mjaft kompleks, sepse kjo poeteshë me një konsekuencë i ka ndjekur dhe u ka ndenjur besnik parimeve dhe ideve për të ndertuar konceptin poetik në njërën anë, kurse në anën tjetër i ka artikuluar fuqishëm zhvillimet e realitetit jetësor që duket se është vetë jeta, që poeteshën e rrethon.

Duke permbyllur këtë shënim, mbi librin "E lirë për të dashumar", të poeteshes Endrikeda Mënaj, po sintetizojmë një përkufizim: Poezia e poeteshës në fjalë, kohës dhe letrave shqipe do t'u mbetet si një poezi e ndjenjave të thella dhe e kujdesit estetik, poezi e vlerave dhe e kërkimeve të vazhdueshme për një shprehje më të bukur, më të avancuar dhe një poezi me vlerë të qëndrueshme pasi në masë të madhe poetesha ia ka arritur qëllimit, që ta thotë fjalën e vet:

Unë jam poezia, unë jam vetë dashuria, ndaj dhe jo rastësisht librin e ka pagëzuar "E lirë për të dashuruar", që e vërteton atë që u lartëshkrua, duke e përmbyllur poezinë me poemën, që edhe e pagëzon këtë libër poetik.

*Rami KAMBERI

Të dhëna

Faqe96
ISBN9786084800095
Titulli origjinalLuma Graphic
RedaktoriRami Kamberi
Viti i Botimit2016
VendodhjaTetovë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë