Cmim i reduktuar! Bota sipas Garpit Shiko më të madhe

Bota sipas Garpit

John Irving PE0078

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Një roman i mrekullueshëm, plot energji dhe art, zbavitës, i tmerrshëm dhe i trishtuar njëkohësisht”, - kështu e quan “Washington Post” romanin “Bota sipas Garpit”, i cili ka në qendër të rrëfimit historinë e një njeriu me një nënë të famshme, një njeri që përmes famës së saj arrin të gjejë vetveten. Romani ka fituar çmimin “National Book Award” në SHBA dhe romanet e tij janë bërë filma dhe kanë fituar çmim Oscar për skenarin më të mirë

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228222

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Romani u botua për herë të parë më 1978 dhe romani fitoi çmimin National Book Award më 1980. Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s’ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet “preja” dhe “dhuruesi i spermës” për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin. Këtu merr udhë historia e jetës dhe e vdekjes së një nëne të famshme dhe birit të saj, pothuajse-të famshëm; bota e tyre përshkohet nga ekstremet seksuale – madje dhe nga vrasjet seksuale.

Xheni Fillds është “delja e zezë” e një familjeje aristokrate nga New England; pothuajse rastësisht, ajo bëhet kreu i lëvizjes feministe, në një kohë kur feminizmi as që njihej. I biri, T.S. Garp (i quajtur kështu, sipas emrit të të atit biologjik, që s’e njohu kurrë), ka ambicie të mëdha për një karrierë letrare, nga ana tjetër është shumë më i përkushtuar pas së shoqes dhe të

bijve. Rreth e përqark Garpit dhe Xhenit vërtitet një galeri personazhesh të çuditshme: mësues dhe prostituta, mundës dhe radikalë, botues dhe vrasës, transeksualë dhe përdhunues, bashkëshortë e bashkëshorte.

Vetë Irving, përmes zërit të Garpit, thotë: “...Puna e një shkrimtari është që të përfytyrojë çdo gjë në mënyrë krejt intime dhe personale, saqë fiction-i, sendërgjimi i historisë të dalë po aq i gjallë sa dhe kujtimet tona vetjake”.

“Bota sipas Garpit”, është një libër që karakterizohet nga një damar marrëzie dhe trishtimi, shoqëruar gjithnjë me doza të forta humori të zi. Në të gërshetohen pa fund qëndrime të çuditshme e të paparashikueshme kundrejt seksit, martesës, familjes dhe feminizmit.

Ai është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë e në më shumë se 40 vende, duke u bërë bestseller ndërkombëtar qysh në botimin e tij të parë më 1978.

Ky roman e vendosi John Irving-un mes plejadës së shkrimtarëve më mendjehollë të brezit të tij.

Kritika

Romani më i fuqishëm dhe më i thellë i brezit tonë, shkruar për gratë nga një burrë... Si të gjithë librat e jashtëzakonshëm, Garpi sfidon çdolloj parashikimi... Një roman i mahnitshëm, i rëndësishëm, i pashlyeshëm nga mendja e një artisti me mjeshtëri të rrallë.

Chicago Sun-Times

Një roman i mrekullueshëm, plot energji dhe art, zbavitës, i tmerrshëm dhe i trishtuar njëkohësisht.

Washington Post

Nuk i gjendet shoku në letërsinë bashkëkohore... Mënyra se si Irving përzien seriozitetin me zbavitjen është unike, e krisur, pothuajse blasfemuese... I shkëlqyer, me humor dhe tejet i mençur.

The New Republic

Fragmente nga libri

1) Në këtë botë të ndyrë, duhet të jesh gruaja e dikujt, ose kurva e dikujt... ose në rrugë e sipër për t’u bërë o njëra, o tjetra. Nëse nuk i përket asnjërës nga këto dy kategori, atëherë të gjithë përpiqen të të mbushin mendjen se ke diçka që nuk shkon. Por unë jam krejt në rregull.

2) “Po të jesh i vëmendshëm, – shkruante Garpi, – po të kesh si përbërës mall të mirë dhe të mos i biesh shkurt, atëherë gatimi të del shumë i shijshëm. Nganjëherë është e vetmja gjë me vlerë që mund të prodhosh gjatë një dite. Por, tek e shkruara, është tjetër gjë: mund t’i kesh të gjithë përbërësit e mirë, t’i kushtosh gjithë kujdesin e kohën e duhur dhe përsëri të mos qullosësh gjë. Kjo është e vërtetë edhe për dashurinë. Pra, gatimi ia mban mendjen në vend njeriut.”

3) “Ndoshta televizori e shkakton kancerin”, mendon Garpi; por acarimi i tij është acarimi i shkrimtarit: ai e di se kudo ku është një televizor i ndezur, është dikush që nuk po lexon.

 

Të dhëna

Faqe580
ISBN9789928228222
Titulli origjinalPEGI
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Çuli
RomanSagë&Histori