“Belbëzimi, mbajtja e gojës” është një ribotim i përditësuar pas 17 vjetësh nga botimi i parë. Në këtë libër do të gjeni gjithë informacionin e nevojshëm për belbëzimin dhe një metodë për korrigjimit e tij te të rriturit. Për problemet në të folur te fëmijët lexoni “Zhvillimi i komunikimit dhe shmangia e belbëzimit te fëmijët 2 deri 6 vjeç” i të njëjtit...
“Zhvillimi i komunikimit dhe shmangia e belbëzimit te fëmijët 2-6 vjeç” është një guidë për prindërit e shqetësuar se mos fëmija i tyre ka probleme me zhvillimin në komunikim dhe sidomos me belbëzimin. Ky është libri i dytë i të njëjtit autor, i cili ka një eksperiencë personale me belbëzimin.
Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të vecantë, vetëbesimit dhe fantazisë.
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e katërt. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Ky roman është një eksperimentim narrativ bazuar mbi një tekst mitobiografik, të cilin e ka realizuar nën frymëzimin e shkollës milaneze të romanit. Ky libër botohet njëherësh edhe në italiasht edhe në shqip. Autori ka fituar çmimin ndërkombëtar Montefiore në vitin 2016 me librin e tij Codice Kanun.
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë. Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve...
“Në garë me veten” vjen në formën e një udhërrëfyesi që mban plot mësime jete, të nxjerra nga një përvojë e gjatë dhe përballje sfiduese. Në këtë libër do të zbuloni sekretet e mendjes që di të përballet me çdo vështirësi, dhe që çdo gur e përdor për të ngritur mure suksesi. Lëreni veten të lirë dhe niseni këtë rrugëtim me besimin se, më në fund, ka...
Në këtë libër janë përfshirë kapitulli i dytë dhe i tretë i volumit të parë të njërës prej veprave të Xhorxh Finlejt "Historia e Revolucionit Grek" botuar në vitin 1861, të titulluara përkatësisht “Shqiptarët” dhe “Sulltan Mahmudi dhe Ali Pasha i Janinës”.
Ky eshte nje liber komiks (me grafika) qe sjell nje drame njerezore me banoret e zones se Stacionit te Trenit, shumica popullesi e komunitetit rom, te cilet i nxorren nga banesat e tyre
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së "rrugës", kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të...
"Trëndafila dhe qiparisa" nga Ornela Musabelliu është një koleksion magjepsës tregimesh që ndërthuren mes bukurisë dhe kompleksitetit të emocioneve njerëzore, të vendosura në sfondin e një kopshti mistik. Botuar në mars 2024, ky libër përmban tregime për dashurinë, humbjen dhe kalimin e pashmangshëm të kohës, duke portretizuar personazhe aq të ndryshme sa...
GJYSHJA ME ZEMRËN PREJ KETRI është një histori zemre e shkruar në vargje. U kushtohet të afërmve që nuk i kemi pranë, për të cilët na merr malli.
Një udhërrëfyes për teorinë dhe praktikën televizive
Retë e bardha ndryshojnë vazhdimisht formë në qiell. Ndonjëherë na ngjajnë me gjëra që njohim, për shembull, si breshkë, çadër a kërpudhë... sipas këndvështrimit të secilit. Duke u shtuar reve vija e pika shndërroji në njerëz, ushqime, kafshë a sende me të cilat ngjajnë. Shkrepe fantazinë, mprehe syrin tënd artistik dhe mahniti të gjithë!
Pas suksesit qe pati me romanin “Dielli me perendon ne Lindje”, Eralda Baze vjen me nje roman tjeter para lexuesve: “Zambaku i kanionit”. Edhe kete radhe ve ne pah problemet me therese te tranzicionit shqiptar, te cilat trajtohen estetikisht permes mjeshtrise si rrefimtare.
Ky është një letërkëmbim i pazakontë, i natyrës komike mes dy personazheve të shquara të kulturës, Dritëro Agolli dhe Gaqo Veshi, të cilët fshihen pas personazheve të njohura si Bamkë Çomaga dhe Hyskë Borobojka. Libri shoqërohet me karikatura, të cilat e bëjnë më të këndshëm këtë libër
“Ti je gjuha që flet” është ndër botimet fare të rralla teorike në shqip mbi tipologjinë gjuhësore. Afërmendsh që koncepti “tipologji” gjendet në ravgimet gjuhësore albanologjike, por vetëm si term i gjuhësisë historiko-krahasuese apo asaj të arealeve.
Ky libër vjen si botim anastatik i vitit 1934 nga libraria "Drita", Korçë.
Për Magjistarin OZ ka shumë libra. Por, në këtë botim të veçantë, përralla e tij vjen e shoqëruar me ilustrime fantastike, të cilat do t’ju pëlqejnë vogëlushëve të vegjël.
Në librin “ Kolovargje” të serisë “ Luaj dhe shkruaj” vjershat marrin ngjyrat e natyrës dhe formën e lojërave më të dashura për fëmijët. Vogëlushët mësojnë si të vizatojnë me vargje apo si të shndërrojnë vargjet e vizatuara në vjershë, duke shprehur tërë imagjinatën dhe fantazinë e tyre.
Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike.
Edhe rusët e vlerësojnë madhështinë e heroinë tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vepër e rrallë, e shkruar në shekullin e XVI, ka mbetur në fondin e veprave kushtuar kësaj figure madhore, ku një autor anonim e përcjell me admirim të veçantë figurën e tij, përmasën e tij dhe rolin në luftë për mbrojtjen e trojeve arbnore nga pushtuesi osman....