I ri Njerëz të shquar të lashtësisë Shiko më të madhe

Njerez te shquar te lashtesise

Plutarku TO0285

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër mund të lexohet fare mirë edhe si vepër historike, edhe si vepër artistike. Nëpërmjet jetëshkrimeve të njerëzve të shquar, si Likurgut, Solonit, Demostenit, Ciceronit, Brutit, Pirros etj., do të kuptojmë jo vetëm atë çfarë ka ndodhur më parë, por do të fokusohemi rreth domethënies së ngjarjeve historike dhe kuptimit të veprimtarisë shoqërore të këtyre njerëzve.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjithkush nga ne bëhet zot i vetvetes për ta shfrytëzuar këtë lexim ashtu siç i do gjendja shpirtërore dhe prirja intelektuale: i shtyrë nga kureshtja apo nga shija për të bukurën.

Në të do gjeni mjaft pjesë që flasin për politikën e moralshme dhe atë imorale, për veprimtaritë e virtytshme të politikanëve apo paudhësitë e tyre. Dhe, teksa lexon se si Likurgu eci përpara në rrugën e reformave pa u stepur nga qëndrimi armiqësor dhe kundërvënia e kësaj pakice, vetiu vjen pyetja:

Si shpjegohet që në shoqëritë e ndërtuara mbi pasurimin, shumica asnjëherë nuk arrin të pasurohet, ndërkohë që pakica e pasuruar përpiqet t’ia mbushë me të gjitha mënyrat mendjen kësaj shumice se shoqëria e ndërtuar është më e mira e mundshme duke ruajtur kështu për vete edhe pasurinë, edhe pushtetin?

Aristidi, në fjalën e tij para popullit, tha:

“Kur e kreva me besnikëri e ndershmëri detyrën e ngarkuar, ju më quajtët të poshtër. Tani që lashë të vidhet një pjesë e madhe e thesarit, qenkam për ju një qytetar i admirueshëm. Por mua më vjen më turp nga ky nderim i tanishëm, sesa nga poshtërimi që më bëtë atëherë. Më vjen keq edhe për ju, që lavdëroni më fort njerëzit që përkrahin të poshtrit, sesa ata që ruajnë pasurinë publike”.

Ky e episode të tjera mjaft të vyera ju presin në faqet e librit të Plutarkut, me synimin të bashkojmë të frytshmen me kënaqësinë.

Pjesë nga libri

“Likurgu nuk i shkroi ligjet e veta, madje kjo gjë ndalohej në një prej urdhëresave të tij të quajtura “retra”. Ai mendonte se, në rast se parimet më të rëndësishme dhe më të përshtatshme për ta bërë një qytet të lumtur dhe të virtytshëm do të hynin në shprehitë dhe rregullin e jetës së qytetarëve, ato do të bëheshin të qëndrueshme dhe të patundura, sepse më fort se sa në detyrimin do të gjenin mbështetje në vullnetin e lirë, që do të ngulitje te të rinjtë nëpërmjet edukimit, kësaj ligjëvënëseje të vërtetë të moshës së re. Sa për çështjet më të vogla, si, fjala vjen, marrëveshjet tregtare dhe pasurore, që ndryshojnë kohë më kohë sipas nevojave, u pa më e arsyeshme të mos ndrydheshin me anë formalitetesh të shkruara dhe normash të pandryshueshme, por t’u lihej njerëzve të ditur të bënin shtojca dhe heqje, si ta kërkonin rrethanat. Në të vërtetë Likurgu e la tërësisht në dorë të njerëzve të mësuar detyrën e nxjerrjes së ligjeve.”

 

Të dhëna

Faqe346
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiShpëtim Çuçka