Flamininusi (gjeneral Romak) luftoi kundër Maqedonëve dhe kështu çliroi Grekët prej tyre. Ndershmëria, mëshira dhe zemërbardhësia e Flamininusit ndaj Grekëve paraqet një karakter të lartë dhe bujar dhe të gjitha qytetet Greke vrapuan drejt tij duke i bërë nderimet më të thella . duke t hurrur vargje dhe duke ngritur monumente për të. Hanibali, në një bisedim me Scipio Afrikanusin (gjenerali Romak që e mundi) lidhur me marrëveshjet e pasluftës ka thënë se : “Aleksandri i Madh ishte gjenerali më i madh që ka parë bota ndonjëherë dhe se pas tij vinte Pirro i Epirit. Në një betejë me Mamertinët, njeri prej tyre e sfidoi Pirron që ishte plagosur në kokë dhe e thirri për luftim. Ashtu i përgjakur, Pirro hapi udhën midis ushtarëve duke iu sulur barbarit e goditi në kokë me shpatën e tij. Goditja ishte e tillë që shpata e Pirros kaloi që nga maja e kokës së armikut deri në fund të trupit dhe ky Mamertin ra përdhe i ndarë në dy pjesë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 434 |
| ISBN | 9789928183491 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ilirjana Angoni |
Ky libër mund të lexohet fare mirë edhe si vepër historike, edhe si vepër artistike. Nëpërmjet jetëshkrimeve të njerëzve të shquar, si Likurgut, Solonit, Demostenit, Ciceronit, Brutit, Pirros etj., do të kuptojmë jo vetëm atë çfarë ka ndodhur më parë, por do të fokusohemi rreth domethënies së ngjarjeve historike dhe kuptimit të veprimtarisë shoqërore të...
Ky libër shënon një prej burimeve më të rëndësishme historike për personalitetet dhe epokën në të cilën jetoi Plutarku. Aftësia dhe mjeshtria e tij janë të njohura edhe sot botërisht në mënyrën sesi bëhet jetëshkrimi, duke u shndërruar në këtë mënyrë biografi i parë modern i shumë personaliteteve të shquara