Historia Botërore 1 (HC) Shiko më të madhe

Historia Boterore dhe Qyteterimi 1 (HC)

Carl Grimberg BUE045

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 1: Nga agimet e qytetërimet në fillimet e Greqisë së Lashtë: Prehistoria Egjipti Assiria dhe Babilonia Hititët dhe popujt e korridorit sirio-palestinez Medët dhe Persët Kultura egjeane Grekët e epokës legjendare

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN978-99927-54-06-0

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Carl Grimberg ishte ky lloj gogoli... Ata që s'kishin oreksin e tij, kuptohet që shtrembëruan buzët. E qortuan Väldishistoria - n se i linte një vend shumë të rëndësishëm jetës së përditshme në raport me jetën politike; habiteshin tek gjenin në të faqe të shumta që i kushtoheshin letërsisë, artit dhe shkencave; ata i zemëronte mënyra shumë e drejtpërdrejtë me të cilën ishin trajtuar temat më të ashpra. Sot është e qartë që shumica e kritikave të hartuara nga "mëditësit e diturisë" kanë theksuar pa vetëdije meritat kryesore të veprës së Carl Grimberg-ut. Lexuesi, të thuash të drejtën, nuk ngurroi fare: që në vëllimet e para pati një sukses të madh në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë. Mijëra lexues skandinavë u gëzuan se kishin, më në fund, një histori që s'ishte vazhdim i kreshnikërisë luftarake apo marrëveshjeve diplomatike, një galeri portretesh, apo tablosh konvencionale ku, sipas fjalëve të Torres - Bodet "kombet ekspozojnë egocentrizmin dhe verbërinë e tyre". Fatkeqësisht, Carl Grimberg nuk mundi ta përfundonte punën që kishte ndërmarrë. Me vdekjen e tij, më 1941, Väldishistoria u ndërpre tek viti 1715. Qe Ranger Svanström, bashkëpunëtori i tij më i afërt, që përmbushi detyrën e vështirë të botimit të volumeve të fundit, nën frymën dhe tonin e të parave.

Të dhëna

Faqe350
ISBN978-99927-54-06-0
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBalil Gjini