Bujar A. Kule GRA0002
Libër i ri
Historia e rrëfyer në libër është ajo e Graalit. Më të madhes dhe të mistershmes ndër të gjitha legjendat që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj ndërgjegjja e Qytetërimit Evropian. Si dhe kur, lindi kjo legjendë? Është Qytetërimi Evropian ai që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj legjendën e Gralit apo, ndoshta...
900 Artikuj
MBI LIBRIN...
GRAAL - SHIPRTI I HUMBUR I EVROPËS DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA-GENS
Kur mbaron së lexuari fjalinë e fundit të këtij libri, së bashku me peshën e të vërtetës së përtejme që ai të ka zbuluar, të përshkon mendimin ndjesia që, bashkë me të shkuarën e rrëfyer në libër, po mban në duar edhe të ardhmen...
Një ndër librat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare të shekullit XXI!
Përse?
Historia e rrëfyer në libër është ajo e Graalit. Më të madhes dhe të mistershmes ndër të gjitha legjendat që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj ndërgjegjja e Qytetërimit Evropian. Si dhe kur, lindi kjo legjendë? Është Qytetërimi Evropian ai që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj legjendën e Gralit apo, ndoshta...
Është Graali ai, që, jo vetëm i ka dhënë jetë lindjes së Qytetërimit Evropian duke e ndarë njëherë e përgjithnjë nga Azia, por, edhe përcaktuar mbijetesën e këtij qytetërimi ndër shekuj...
Legjendë!? A është historia e Graalit, thjesht dhe vetëm, një legjendë?
Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve së pari duhet të zbulojmë se çfarë është Graali...
Një përrallë e bukur mesjetare? Relikte e shenjtë e besimit të krishterë? Dituria e një shkence (apo e të gjithë shkencave) e një qytetërimi të zhdukur? A ka mundur kërkush ndër shekuj të zotëroj Graalin apo, të paktën, të vërtetën e ekzistencës së tij? Mos vallë Kalorësit Tempullar? Alkimistët? Iluminatët? Masonët? Nazistët SS të Rajhu të Tretë?
Dhe, mbi gjithçka, si pjesë e pandashme e Qytetërimit Evropian, çfarë e lidh kombin shqiptar dhe historinë e tij me historinë e Graalit?
Ashtu si dikur kalorësit e mbretit Artur, aq magjishëm, befas ndjeni se, dikush iu ka përzgjedhur për të qenë kërkuesi i të vërtetës së Graalit. Të habitur, pyesni veten se përse jeni pikërisht ju, Ai, i përzgjedhuri? Me duart përpara, bërbëlisni të frikësuar, “nuk mundem, nuk e meritoj të kërkoj Graalin, sepse... Unë... Jam askushi!”
Por fatit, misionit për të cilin keni lindur, nuk mund t’i shmangeni...
Hipur mbi Pegasin mitik, udhëtoni drejt skajeve të errëta dhe të harruara të Qytetërimit Evropian. Veshur me zhgunin e murgut mesjetar apo atë të dijetarëve magjistar të Rilindjes Evropiane, shfletoni libra të shkruar mbi pergamena, lëkura kafshësh, pëlhura mumiesh... Dhjetëra shekuj, qindra ngjarje dhe personazhe, mijëra hipoteza iu përshkojnë mendimin deri kur... Së fundmi... Përballeni me atë...
Zbuloni të vërtetën e Graalit?
Përtej të vërtetës së Graalit, kuptoni se keni zbuluar vetveten. Që ju dhe populli të cilit i përkisni... Nuk jeni, askushi! Zbuloni të vërtetën e një historie krejt të ndryshme nga ajo që iu mësojnë në bankat e shkollës, faqet e gazetave dhe ekranet e TV. Mësoni të shquani gënjeshtrën dhe të mos bëheni pre e saj, por, edhe si të plasmoni një të ardhme të re, për ju dhe fëmijët tuaj.
Nëse po mendoni që, ky libër është i gjatë dhe ka shumë faqe, se, në vend që ta lexoni, është më mirë të shihni një telenovelë apo të dëgjoni dërdëllitjet shterpe të opinionistëve që iu çirren çdo ditë nga ekranet e Tv, atëherë...
Hiqni dorë!
Jo gjithkush mund të zbuloj dhe meritoj të vërtetën e përtejme të Graalit, të meritoj emrin Njeri e të mos jetë pafundësisht, deri në zhdukje, askushi. Shpresoj që ky, të mos jeni ju...
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 727 |
ISBN | 9789928031587 |
Titulli origjinal | UEGEN |
Redaktori | Xh. Lleshi, E. Rusi |
V. Bot | 2013 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Një histori e mrekullueshme, emocionante dhe e padëgjuar më parë. Ngjarjet e treguara bukur të mbështjellin magjishëm e të çojnë tek njeriu dhe njerëzimi i artë pellazgjik i botës antike. A kemi ne, lidhje me të? A na ka përcjellë ai, gjuhën, kulturën dhe dijen e tij? Çfarë ka ngelur nga kujtesa e mijëravjeçarëve dhe a ka lënë gjurmë ajo, tek ne? Ku mund...
Nga autori i " Graal, shpirti i humbur i Europës dhe historia e mohuar e Alba - Gens" dhe "Ylli i bijve të Pellazgut", për herë të parë në historinë e letrave shqip, mbërrin; "FJALOR RRËFYES I MITEVE PELLAZGE". Një vepër që nuk duhet të mungojë në bibliotekat e studiuesve dhe të pasionuarve të historisë në përgjithësi dhe miteve në veçanti.
Ky rrëfim i kohëve mitike dhe biblike vjen nga Bujar Kule, si një histori letrare dhe enciklopedike, pas një eksplorimi të gjatë të autorit si studiues me veprat e tij “Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba – Gens”, “Ylli i bijve të perllazgut” dhe “Fjalor rrëfyes i miteve pellazge”
Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane.
Dëgjojmë shumë të flitet për kombin... Por a e dimë se çfarë është një komb? Çfarë e bënë një mori individësh, të ndryshëm nga njëri tjetri, të ndjehen pjesë e një kombi? Si lind një komb? Çfarë arsyesh, sëmundjesh, sjellin vdekjen e kombit? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, do ti mësoni një e nga një duke shfletuar faqet e këtij libri, dhe në fund...