Karl Gustav Jung A-004892
Libër i ri
Në këtë libër, doktor Jungu, i cili është autori i disa prej hipotezave më provokuese në psikologjinë moderne, përshkruan atë, që ai e quan një funksion të mirëfilltë fetar në mendjen e pavetëdijshme. Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
82 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 232 |
| Viti i Botimit | 2014 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Dritan Koka |
Jung përshkruan në mënyrë mjeshtërore teorinë e vet të pavdekshme mbi pavetëdijen dhe lidhjet e saj me mendjen e vetëdijshme.
Kjo vepër është vlerësuar jo vetëm si një ndër tekstet themelorë të psikologjisë jungiane, por edhe një ndër pikat kryesore dhe të pashmangshme të referimit të karakteriologjisë moderne, po të nisemi nga mprehtësia dhe gjerësia e interesave.
Karl Jung mendonte se përveç të pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive, e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit.
Aspekte të Femërores ofron një gamë artikujsh dhe ekstraktesh nga shkrimet e Jungut mbi martesën, Erosin, nënën, vajzën dhe konceptin anima/animus, i cili është qendror në teorinë e tij të strukturës së personalitetit.