Parasokratiket, tekste dhe doksografi Shiko më të madhe

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Maket PL0082

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657246

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian. Në librin e tij për të Urtët, Hermini thotë se ata qenë shtatëmbëdhjetë dhe sekush zgjodhi shtatë prej tyre sipas parapëlqimeve të veta" (Diogjen Laerti). Përveç katër të urtëve që u përmendën më parë, Diogjen Laerti ka përfshirë në listën e tij: Kilonin, Kleobulin, Mizonin, Anakarsisin, Periandrin, Epimenidin, Ferekidin. Një legjendë që qarkullonte në kohën e Platonit, linte të kuptohej se personazhet që quheshin kështu, ishin bërë të përmendur në të njëjtën datë të caktuar. Kjo datë ishte përcaktuar nga Demetriosi nga Falera në kohën e arkontatit të Damasiasit, e cila sipas tabelave prej mermeri të Paros, përkon me Olimiadën 586 vjet para Krishtit.

Të dhëna

ISBN9789995657246
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër