Cmim i reduktuar! Ekonomiksi, Mikroekonomia Shiko më të madhe

Ekonomiksi, Mikroekonomia

N. Gregory Mankiw/ Mark P. Taylor BLA0278

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për ekonomistët profesionistë është tunduese të shkruajnë një tekst mësimor për të interpretuar pikëpamjen e një ekonomisti dhe për të theksuar ato subjekte të cilat i magjepsin ata dhe ekonomistët e tjerë. U përpoqëm ta vinim veten në pozitën e dikujt që e shikon shkencën ekonomike për herë të parë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639372

1 309 Lekë

-23%

1 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Objektivi ynë ka qenë të vihet theksi mbi materialin të cilin studentët duhet dhe do ta gjejnë interesant në studimin e ekonomisë. Nëpër këtë libër ne jemi përpjekur të kthehemi te zbatimet dhe çështjet e politikës sa më shpesh që kemi mundur. Shumica e kapitujve përfshijnë shembuj, të cilët ilustrojnë sesi zbatohen parimet e shkencës ekonomike. Veç kësaj rubrikat "Në lajme" ofrojnë pjesë të shkëputura nga artikuj gazetash që tregojnë sesi idetë ekonomike hedhin dritë mbi çështjet aktuale me të cilat përballet shoqëria. Pasi studentët e përfundojnë kursin e tyre të parë në shkencën ekonomike, ata do të mendojnë për artikuj në rubrikën e lajmeve parë nga një perspektivë e re dhe me mprehtësi më të madhe. Libri përpiqet të lidhë konceptet ekonomike me një mjedis jete familjare dhe interesante për një student europian dhe ne shqyrtojmë disa çështje të rëndësishme lidhur specifikisht me ekonominë europiane si monedha e përbashkët europiane. Meqënëse ky është një libër i hartuar për të mësuar studentët sesi të mendojnë rreth botës si një ekonomist, analizat e detajeve të veçanta janë të domosdoshme, kryesisht për të ilustruar parimet themelore ekonomike, por ne kemi përdorur shembuj institucionalë europianë kurdoherë që ka qenë e mundur.

Të dhëna

Faqe658
ISBN9789995639372
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Meçi