Epoka e trazirave Shiko më të madhe

Epoka e trazirave

Alan Greenspan BD0214

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër është përballja e pakrahasueshme me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, "Epoka e trazirave" do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it.Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të UashingtonitJoshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij... Ai është një nga personazhet më interesantë në historinë e demokracisë sonë. - Michel Kinsley, THE NEW YORK TIMES BOOK REVIEW

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978994301836

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Epoka e trazirave është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë. Duke ndjekur harkun e udhëtimit të jashtëzakonshëm të jetës së tij për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit Epoka e trazirave, dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, Epoka e trazirave do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it.Zbavitës dhe mendjemprehtë... [Greenspan-i] është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di... Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës. - Chuck Leddy, THE BOSTON GLOBELexuesit do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër në mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit. MICHAEL MANDEL, BUSINESSWEEK

Të dhëna

Faqe612
ISBN978994301836
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAristotel Pano