Kaotika – Problemet e menaxhimit dhe marketingut ne kohen e turbullirave Shiko më të madhe

Kaotika – Problemet e menaxhimit dhe marketingut ne kohen e turbullirave

Philip Kotler& Johan A.Caslione BD0260

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër pa precedentë për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike. Marshall Goldsmith, autor i Çka ju solli deri këtu, sju çon dot më larg dhe i A jeni gati për trashëgiminë?

Më shumë detaje

495 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301959

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

2 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. Askush më mirë se Filip Kotler nuk mund të na e japë forcën e shtytjes, e cila na duhet patjetër për tu ngritur lart. Tom Peters, bashkautor Në kërkim të ekselencës. Kotler dhe Kaslione kanë drejtimin perfekt të kohës. Kaotika na sjell njohuri të thella mbi normalitetin tonë të ri të turbulencës dhe të pasigurisë të cilën shumica e kompanive nuk është e përgatitur ta përballojë. Kaotika është një manual i shkëlqyer strategjik për drejtuesit e biznesit dhe për organizatat e tyre, për të përballuar dhe tejkaluar çdo krizë, në të tashmen, si dhe kur ato të vijnë gjatë Epokës së Turbulencës. Ferdinando Nani Falco Becalli, President dhe Shef Ekzekutiv, GE International Në kohë turbulence dhe rrezikshmërie të paprecedentë, është thelbësore të kërkohen mënyra të reja mendimi për tiu qasur çështjeve tepër të rënda, me të cilat ndeshen drejtuesit e biznesit. Kaotika na siguron një analizë bindëse të problemeve dhe një program të duhur, për të lundruar përmes një mjedisi biznesi gjithnjë e më të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm. John Hanh, Drejtor Menaxhimi, Providence Equity Kur terri pushton qiellin, yjet më të ndritshëm shkëlqejnë më fort. Në botën e korporatave shkëlqejnë ata që kanë përqendrim strategjik, dhe jo ata që reagojnë instinktivisht me ulje të përgjithshme të kostove. Filip Kotler është ylli ynë më i ndritshëm në qiellin e zymtë të marketingut. Së bashku me strategun Xhon Kaslione, ai ka krijuar këtë libër të vlefshëm, të dalë në kohën e duhur, shumë praktik për ta drejtuar biznesin përmes këtyre kohëve të turbullta. Blijeni! Lexojeni! Veproni! Emeritus Professor malcolm McDonald, Shkolla e Menaxhimit, Universiteti i Cranfield, Mbretëria e bashkuar, autor i Krijimi i një kompanie për klientët. Do të ketë fitimtarë dhe humbës që do të dalin nga kjo Epokë Turbulence. Kaotika na e siguron kuadrin e duhur për tu përballur me trazirat dhe për të mbizotëruar në konkursin e hapur për mbijetesë. George Day, Profesor Marketingu. Shkolla Wharton, Universiteti i Pensilvanisë.

Të dhëna

Faqe228
ISBN9789994301959
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFlorian Agalliu