I ri Cmim i reduktuar! Kapitalizmi i pjesemarrjes Shiko më të madhe

Kapitalizmi i pjesemarrjes

Sergio Barile, Xhimi Hysa UNPOL001

Libër i ri

110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Universiteti Polis
ISBN9789928347176

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ndërkohë që kapitalizmi ka pasur një zhvendosje nga sfera materiale (p.sh., prona) te ajo simbolike (p.sh., financa e tregjeve / bursa), tashmë, në këtë fazë, jetojmë një kapitalizëm që shkon përtej simbolikes dhe i nënshtrohet rregullave të centrifugës teknologjike dhe globalizimit virtual. Tashmë, pjesa më e madhe e botës (asaj materiale, siç e kemi njohur) jeton njëkohësisht edhe në një botë tjetër paralele të mundësuar nga inteligjenca artificiale, realiteti virtual, rrjetet sociale, etj. Kjo ndodh sepse, në fakt, siç thoshte edhe Peter Drucker, globalizimi nuk është një dukuri ekonomike, por thelbësisht psikologjike. Njerëzimi sot merr pjesë dhe prodhon vlerë në një botë që i largohet gjithmonë e më shume asaj reale. Kjo “botë e re”, kapitalizon pjesëmarrjen e shumicës në favor të pakicës duke e përjashtuar shumicën nga zinxhiri i vlerës. Prandaj, pikëpyetja e madhe që ngrihet është: a duhet që bota virtuale – ajo e internetit, e tej pasuruar – t’i rinjohë një pjesë të pasurisë botës reale (asaj fizike, materiale)?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe127
ISBN9789928347176
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë