I ri Ai sa kish mbushur te shtatembedhjetat Shiko më të madhe

Ai sa kish mbushur te shtatembedhjetat

Sylvie Bommel A-003897

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një vëzhgim i hollë dhe intim për të hedhur dritë në një prej historive më të pazakonta të dashurisë, asaj mes Brigitte dhe Emmanuel Macron. Në korrik të vitit 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928233929

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtarët e mëdhenj dhe dëshiron të bëhet shkrimtare. I pëlqejnë minifundet dhe këmbët e saj. Djaloshi i duket i shkëlqyer dhe kërkon të martohet me të. Ajo quhet Brizhitë dhe ai Emanuel.

Brizhitë Tronjo u martua për herë të parë në Tuke. 33 vjet më vonë, për martesën e dytë, ajo ka zgjedhur të njëjtin vend si për të parën, Tukenë. Të njëjtën sallë martesash, në bashkinë që duket si kështjellë mesjetare angleze.

Prindërit e Emmanuel Macron-it do t’i kërkojnë të mos takohet më me djalin e tyre. “Ata janë në një moshë me Brigitte-n dhe fakti që ai niset për në Paris, i lehtëson shumë. Për ata, kjo histori i kalon caqet e marrëzisë” shkruan autorja.

“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”është një biografi dhe portret intim i Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron. Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si, një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me të motrat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin popullor për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të ri sesa ajo.

Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishin shtyrë Brizhitën të “shkatërronte vatrën e saj” për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’i mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? Ç’mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e

Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait?

Kritika

Gazetarja heton, por e lë të lirë edhe fantazinë e saj, duke u nginjur me “heronjtë” e saj, me mjedisin e tyre, hedh hipoteza për zgjedhjet dhe gjendjen e tyre shpirtërore. Gjithsesi, mbetet një libër i lehtë, por me dëshmi të sakta, zbavitës, intim, pa vuajerizëm.

Le Figaro

Një nga historitë më të pabesueshme të dashurisë të epokës sonë, rrëfyer në mënyrë të parezistueshme.

The Sunday Telegraph

Zbulimi më tronditës që bën Sylvie Bommel sigurisht që është besnikëria e Presidentit ndaj gruas së tij. E pazakontë për Francën!

The daily Telegraph

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe168
ISBN9789928233929
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlerta Hyska