Abdyl Frashëri: Jeta, veprimtaria dhe shkrimet Shiko më të madhe

Abdyl Frasheri: Jeta, veprimtaria dhe shkrimet

Kristo Frashëri A-002694

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky botim është monografia më e plotë shkencore mbi këtë revolucionar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
ISBN9789928172129

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Abdyl Frashëri, i quajtur nga populli si Emir i Shqipërisë, hyri si protagonist politik në skenën e historisë së Shqipërisë në pranverën e vitit 1877, sapo u duk se vorbulla e Krizës Lindore po i turrej me tërë peshën e saj shkatërrimtare atdheut të vet të robëruar.

U tërhoq prej saj jashtë vullnetit të vet, në pranverën e vitit 1881, kur me shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, autoritetet osmane e mbajtën të burgosur, pastaj të internuar dhe më vonë të izoluar, derisa mbylli sytë më 1892.

Nga pikëpamja kohore, kjo qe një periudhë shumë e shkurtër – 4 vjet. Por nga vlera historike, ato qenë vite të vrullshme për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, qenë vitet e Lidhjes së Prizrenit, të cilat ngritën masat popullore në aksion revolucionar më tepër se katër dekadat e mëparshme bashkërisht. Qenë vite të stuhishme, të cilat tronditën jo vetëm sundimin shekullor osman në Shqipëri, por edhe politikën e Fuqive të Mëdha në Lindje.

Emri i tij është i lidhur aq ngushtë me ngjarjet e këtyre viteve, sa kur kujtojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, na del menjëherë para syve silueta dinjitoze e Abdyl Frashërit. Hulumtimet arkivore dhe bibliotekare që u ndërmorën në pragun e jubileut të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nxorën në dritë një tufë të konsiderueshme materialesh dokumentare, arkivore, bibliografike dhe publicistike, të panjohura ose të pashfrytëzuara më parë, të cilat ndriçojnë veprimtarinë e pasur të Abdyl Frashërit.

Në bazë të të dhënave që dolën prej tyre u shkundën nga pluhuri i arkivave dhe i bibliotekave mjaft dorëshkrime të panjohura ose shkrime të harruara të tij. Shkrimet origjinale të Abdyl Frashërit që tani kemi në dorë janë pesëfishuar si tituj dhe dhjetëfishuar si vëllim në krahasim me ato që njiheshin disa vite më parë. Vendin e parë midis shkrimeve që tani njohim e zënë artikujt e tij politikë dhe ideologjikë, shumica e të cilëve u botua, pa emrin e autorit.

Janë shkruar në frëngjisht, turqisht dhe greqisht, gjuhë që ai i njihte në mënyrë të përsosur...

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe432
ISBN9789928172129
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë