Ahmet Zogu - vështrim historik Shiko më të madhe

Ahmet Zogu - veshtrim historik

Kristo Frashëri A-002692

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ahmet Zogu ka ngritur shumë përshtjellime të cilat Akademik Kristo Frashëri gjen rastin për t’iu përgjigjur. Ai ka trajtuar në disa plane pyetje të tilla si: Kush ishte Ahmet Zogu si njeri? Cilat qenë meritat e mbretërimit të tij? Cilat qenë gabimet apo dëmet që atij i atribuohen? Si duhet të cilësohen veprimet e tij, nëse ka ndër to akte të mbrapshta, - tradhëti apo gabime të justifikuara?

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
ISBN9789928172228

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në debatin që po zhvillohet këto kohët e fundit rreth Ahmet Zogut si mbret i shqiptarëve, nëse duhet të nderohet, të kritikohet apo të dënohet – ka një përshtjellim politik, juridik dhe historik, i cili është tepër i theksuar tek pjesëmarrësit që nuk janë historianë.

Përshtjellimi vjen para së gjithash ngase nuk bëhet dallimi midis monarkisë (mbretërisë) si formë regjimi dhe monarkut (sovranit) si kreu i shtetit.

Monarkia dhe monarku nuk duhen të identifikohen për arsye se njëri përfaqëson një formë regjimi, kurse tjetri sovranin që atë e drejton. Ka raste në histori kur monarkia si formë regjimi ka qenë e dobishme për një vend mbasi nëpërmjet kurorës mbretërore është realizuar bashkimi kombëtar i një populli. Por ka edhe momente kur në një vend vendosja e monarkisë shënon hapa prapa.

Sidoqoftë, në çdo rast monarkia duhet të gjykohet nga kushtetuta e saj, nëse ka qenë e dobishme apo e dëmshme, nëse ka qenë kushtetuese apo despotike, parlamentare apo absolute.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe200
ISBN9789928172228
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë