E verteta mbi Shqiptaret e Maqedonise Shiko më të madhe

E verteta mbi Shqiptaret e Maqedonise

Kristo Frashëri BD0415

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban Enciklopedia e Maqedonisë, botuar nga Akademia e Shkencave e Shkupit me 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë.Aty shqiptarët trajtohen si turma malësorësh të ardhur nga malësitë e Shqipërisë së veriut dhe të vendosur në viset e sotme të Maqedonisë gjatë shekujve të sundimit osman. Historiani Kristo Frashëri u përgjigjet shtrembërimeve që përmban enciklopedia me argumente dhe dokumentime historike.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301447

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Argumentet që Kristo Frashëri sjell tregojnë se shqiptaret që tani banojnë në viset veriore dhe verilindore të Republikës së Maqedonisë, kane banuar në këto vise që në agimin e historisë. Ata janë banorë ilire të trevës dardane, e cila në Antikitet kishte për kryeqendër Shkupin. Sipas historianit Kristo Frashëri, shqiptarët vazhduan të banonin në këto vise gjatë Mesjetës së hershme. Sipas tij, fiset sllave që u dyndën në shekullin e shtatë të erës sonë u vendosen vetëm në viset e Maqedonisë antike, por jo në Dardaninë historike. Ai sjell dëshmi se shqiptarët kanë qenë të pranishëm në viset dardane ku banojnë sot edhe gjatë shekujve të Mesjetës qendrore. Shtegtimet e shqiptareve në viset sllavo-maqedonë kanë qenë sporadike, ashtu siç kanë qenë sporadike dhe shtegtimet e banoreve sllavë në viset e sotme shqiptare. Tezat e akademikeve maqedonë mbi kolonizimin masiv shqiptar në Maqedoni gjatë sundimit osman janë, sipas Kristo Frashërit, hamendësime pa baze dokumentare. Autori parashtron pikëpamjen e vet se shqiptarët e Maqedonisë, të cilët përbëjnë rreth 30 përqind të banoreve të Republikës janë jo emigrantë, por banorë autoktonë të saj. Si të tillë , ata kanë të drejtën e shtetësisë në Republikën e Maqedonisë njëlloj si banorët sllavo-maqedonë të saj.

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789994301447
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë